Mobi Casa

Më fal këngë nëse s`të kamë kënduar (Kushtuar Migjenit)

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

1. Asgjë s’më ndihmon të arrij te ti, Këngën në mua këndohesh të mos heshtësh, Fyelli të shqetëson nëpër qetësi
Acari t’i qafon fytyrat e jeshilta

Një harresë po të ndjek pas shpinës
Për të zënë në fillim të zërit tënd
Që e këndon bashkë me ditët e netët
Të cilat i ke në trajtën e gjelit
Që e përgjumë mesnatën dhe mesditën
Prej të cilave vetëm një fjalë mbeti
Deri te ajo që mund të quhet këngë
2.
Këngët janë si lumi rrjedhin
Tërbohen shkumbëzohen si valët e tija
Prekin zemrën e dikujt dhe mbeten vrragë
Që as shekuj s’mund t’i shërojnë
A mund ta marr me mend prapë këngën
Ashtu të papushtuar por të pushtueshme
Se si hyn në këtë vatër e ndez zjarrin
Ulet mbi unat dhe nis të këndohet
Ashtu me pak jetë të atij që mungon
Por vetëm këngën na e la ta ringjallim
Ashtu krenare dhe të dhembshme o njeri
3.
Asgjë s’beti fshehtësi pos këngës
Që dikush e këndoi duke heshtur
Por i mat hijet e veta me hijet e malit
I shtrëngon grushtat e s’i bie qetësisë
Në të njëjtën kohë një urtësi
Gjithkund e kërkon derisa nuk e gjen
Në mes të heshtjeve në një duet
Duke kënduar ashtu si kush s’të këndoi
Derisa acari mori kulm e u ndez
Unat në vatër folën në vend të këngëtarit
Grushtat i ranë malit mu në zemër
4.
Nëpër trajtë të blozuar koha u tkurr
U shpik edhe një urtësi
E qetësinë tash kënga e zotëron
Me të gjitha ato fshehtësitë
Tash mund të këndohen në zë
Për të gjitha ato që kemi mundur
Edhe t’i heshtim si në dobësi
E ta kallim këtë ditë në una zjarri
Kur i kemi këngët me to ngrohemi
Shumë më mirë se me krandet në vatër
Një urtësi flet pa ngurrim në mote
5.
Më falë këngë nëse s’të kam kënduar
Asgjë s’më fali qetësia që kalbet
As kjo heshtje që me mua po shqetësohet
Këtu mbeti vetëm një fjalë e urtë
Që të përcjellë deri te bregu i shpresës
Që të këndon në fshehtësi për të gjitha
Ato fshehtësi që m’i përgatiti kënga
Mes buzëve të saj deri në amshim
Që të mund ta përballojë këtë peshë të rëndë
Që mund ta ketë edhe ky lumë që këndohet
E nëse s’të kam kënduar më fal këngë

United Hospital

Ramadan Mehmeti

(Nga libri: JETA PA TITULL 1977)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.