Mobi Casa

Me “Ecje për nder të heronjve…”, nderohen të rënët për liri

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan- Manifestimi Mbarëkombëtar “Flaka e Janarit 2024” këtë të diele ka vazhduar me aktivitetin “Ecje për nder të Heronjve të Janarit”, organizuar nga Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste “ Gjilani”, mbështetur nga Drejtoria për Kulturë Rini e Sport e komunës së Gjilanit, por edhe nga Komuna e Kamenicës, e me pjesëmarrje edhe të klubeve tjera alpine, bjeshkatare të qyteteve tjera kosovare, por edhe nga Maqedonia e Veriut.

Me këtë aktivitet që nga organizatori, Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste “ Gjilani”, është quajtur edhe ecje në shtigjet prej nga buroi liria, janë nderuar të rënët për liri, gjegjësisht janë nderuar heronjtë Rexhep Mala, Nuhi Berisha e Kadri Zeka.
Ky organizim e pasuroi programin institucional duke e ngritur edhe më shumë vlerën e lirisë përmes shoqërimit, kalitjes fizike dhe njohjes të natyrës së atdheut tonë.

Pjesëmarrësit nga Gjilani e Kamenica, nga pjesë të tjerë të Kosovës, por edhe nga Maqedonia, janë bërë bashkë për të nisur ecjen në nderim të këtij manifestimi përmes të cilit nderohen të rënët për liri, ecje kjo fillimisht deri te Kulla e Nuhi Berishës në Sfircë, për t’u kthyer te Kapia, për të vazhduar më pas deri te kulla e Rexhep Malës në Hogosht, si dhe deri te kulla e Kadri Zekës në Poliçkë, që edhe e ka përmbyllur shtegun e ecjes, për t’u rikthyer pjesëmarrësit në Kamenicë gjegjësisht në Gjilan e vende tjera.

Uji Dea

Kështu, përmes këtij aktiviteti të ecjes nëpër shtigjet e lirisë, u nderua vepra madhështore e heronjve dhe u bë edhe për t’u mbajtur gjallë kujtesa historike kombëtare.

Përndryshe, Manifestimi Mbarëkombëtar “Flaka e Janarit 2024”, do të vazhdojë tutje më 23 janar me Festivalin e Dramës Shqipe “Talia e Flakës 2024”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.