Fundamenti

Me ecje e ruan linjën

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Britanikja e bukur, Kelly Brook, në intervistën për mediet e huaja ka zbuluar disa këshilla me të cilat e mban pamjen e saj seksi.

“Nuk i dua sutienet që zvogëlojnë gjinjtë. Mendoj se njerëzit nuk duhet të turpërohen nga format e tyre trupore, por duhet t’i nxjerrin në pah ato. Rrobat e brendshme që i kam dizajnuar kohë më parë janë të rehatshme dhe seksi dhe u dedikohen femrave me forma të plota të trupit”, ka thënë Brook.

Mobi Casa

Ajo tregon se si e mban edhe trupin e saj seksi. “Nuk jam thatanike dhe nuk duroj urie. Regjimi im thotë: bëj shumë ecje, vizitoj rregullisht saunat nëpërmjet të cilave largoj gjërat e panevojshme, pi shumë ujë dhe ajo që është më e rëndësishme, bëj shumë seks për kondicion”, ka përfunduar ajo.