UBT

Më e suksesshmja, Doruntinë Sylejmani

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan- Doruntinë Sylejmani është shpallur nxënësja më e suksesshme në Olimpiadën Matematike të Gjilanit për shkollat e mesme e të ulëta Gjilani 2012.

Sylejmani ka rrëmbyer 100 pikët e mundshme, duke ikur larg nga moshataret, për të dëshmuar përformancë tejet të lartë për këtë lëndë ekzakte dhe mjaftë tërheqëse, që njëherësh ishte e vetmja që në këtë eveniment të rëndësishëm arsimor arriti maksimumin e pikëve.

Olimpiadën tashmë tradicionale të Matematikës në Gjilan, e ka shpallur zyrtarisht të hapur, kryetari i komunës, Qemajl Mustafa. Ai duke i përgëzuar dhe mbështetur fuqimisht garuesit evokoi kujtime kur ishte edhe ai pjesëmarrës i këtyre garave.

“Vetëm me dije mund të ecet përpara, gjë që është më e çmuara në botë. Prandaj komuna në vazhdimësi do të investojë dhe do t’i mbështesë talentet e çfarëdo fushe që janë, sepse me sukseset e tyre do të mburremi të gjithë”, ka thënë Mustafa

Fehmi Sylejmani, koordinator i Olimpiadës matematike të Gjilanit, ka thënë se interesimi i nxënësve për këtë betejë të dijes ishte mjaft i madh, ku numri i nxënësve që sfiduan dijen ishte 128 nxënës, të përfshirë nga shkollat e mesme të ulëta(VI- IX).

Sylejmani tha se garën do ta vazhdojnë dhjetë nxënës në Vlorë, në Olimpiadën Mbarëkombëtare, prej 18 maj deri më 20 maj. Tre të klasave VII, tre të VIII dhe katër të IX, derisa një nxënëse e klasës së shtatë më 13 dhe 14 maj në Durrës do ta përfaqëson Gjilanin në Olimpiadën e 13 mbarëkombëtare “Festë Matematika 7”. Derisa tre nxënës më të mirë, të klasës së gjashtë në këtë Olimpiadë të Gjilanit vetëm janë shpërblyer me medalje dhe dhurata modeste.

Kjo garë është organizuar nga Drejtoria e Arsimit në Gjilan, në bashkëpunim me OJQ “Union Plus”, ku të gjithë nxënësit pjesëmarrës janë pajisur me nga një certifikatë për pjesëmarrje dhe nga një laps kimik, të siguruar nga DKA e Gjilanit, e cila viteve te fundit pa rezervë po i mbështet garat e matematikës.

Nazlije Azizi, anëtare e Komisionit për Kontrollim të Detyrave, ka thënë se gjithçka në këtë sfidë të dijes ka shkuar ashtu siç është planifikuar.

RCCOLA

Olimpiadën e ka shpallur të mbyllur, Sami Hoxha, zyrtar i lartë në Drejtorinë Komunale të Arsimit në Gjilan.

Rezultatet:

Klasa e VI
1.Drilon Sylejmani, “Thimi Mitko”, Gjilan
2.Erion Bajrami, “Abdullah Tahiri”, Malishevë
3.Endrit Muji, “Ibrahim Ururci”, Bresalc

Klasa e VII
1.Elita Mustafa, “Thimi Mitko”, Gjilan
1. Muhamet Zahiri, “Selami Hallaqi”, Gjilan
2.Ardita Berisha, “Musa Zajmi”, Gjilan
3.Elsë Hyseni, “Thimi Mitko”, Gjilan

Klasa e VIII
1.Doruntina Sylejmani, “Thimi Mitko”, Gjilan
2.Monika Bunjaku, “Selami Hallaqi”, Gjilan
3.Elira Sadiku, “Selami Hallaqi”, Gjilan

Klasa e IX

1.Florent Bajrami, “Selami Hallaqi”, Gjilan
2.Kestrin Kastrati, “Selami Hallaqi”, Gjilan
3.Euron Shkodra, “Rexhep Elmazi”, Gjilan
3.Dion Shkodra, “Zabeli”, Gjilan

/rajonipress/.