United Hospital

Me drejtësinë e reformuar, Dosja ‘Pronto’ rrezikon shefat

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Pavarësisht skandaleve që po e përcjellin sistemin e drejtësisë në Kosovë, e që u dëshmua së fundi për vazhdimin e forcimit të këtyre dukurive devijante edhe me publikimin e sferës së përgjimeve “Pronto 2”, askush në Kuvendin e Republikës së Kosovës nuk po e sheh të arsyeshme ngritjen e çështjes së reformimit urgjent të drejtësisë, me një proces të hartimit të një reforme të madhe gjithëpërfshirëse për ristrukturim rrënjësor të kuadrove që punojnë në drejtësi.

Politika i frikësohet riemërimit të kuadrove që punojnë në gjykata e prokurori

Mafio-politika nuk heq dorë nga kapja e shtetit

“Vallë, çfarë argumentesh më të qarta i duhen Kryeprokurorit të Shtetit, se sa bisedat telefonike që dëshmojnë me zë autencitetin e aktorëve të veprimeve të kundërligjshme korruptive të nëntokës politike. Nëse edhe në këtë rast, Kryeprokurorit të Shtetit i “mungojnë” faktet, atëherë le t’u tregojë qytetarëve të vendit cili do të jetë shpërblimi për nëntokën politike që rehatoi njerëzit e vet nëpër institucionet shtetërore dhe të tregojë çka përbëjnë për të bisedat telefonike të ‘shefit të shefave'”, tha Florim Zeqa

ARKATANA

Pavarësisht skandaleve që po e përcjellin sistemin e drejtësisë në Kosovë, e që u dëshmua së fundi për vazhdimin e forcimit të këtyre dukurive devijante edhe me publikimin e sferës së përgjimeve “Pronto 2”, askush në Kuvendin e Republikës së Kosovës nuk po e sheh të arsyeshme ngritjen e çështjes së reformimit urgjent të drejtësisë, me një proces të hartimit të një reforme të madhe gjithëpërfshirëse për ristrukturim rrënjësor të kuadrove që punojnë në drejtësi. Edhe në seancën e fundit, që u mbajte gjatë ditës së djeshme, deputetët u sollën sikur nuk ka ndodhur asgjë e jashtëzakonshme. Ekspertët e kësaj fushe thonë se politika po frikësohet nga vetë ndëshkimi dhe humbja e kontrollit në institucionet e sundimit të ligjit, nëse e inicion një reformë substanciale, sidomos tani kur po shihet ashiqare se skandali “Pronto 2”, që tregon më së miri sa është kapur keq nga mafio-politika, gjithç- ka në vend, e sidomos drejtësia, e cila është shndërruar në padrejtësi për qytetarët, e në instrument të politikës së korruptuar dhe të kriminalizuar. Eksperti Blerim Burjani thotë se janë dy çështje të rëndësishme për këtë çështje, që nuk po iniciohet as nga pozita dhe as nga opozita, ngase të dy palët i frikësohen thellësisë së reformës. “Askush nuk është i interesuar nga subjektet politike të merret me reformën në drejtësi. Të gjitha subjekteve politike në vend, pozitë dhe opozitë po u konvenon sistemi i funksionimit të shtetit anarkik”, theksoi ai.

Anarkia rrezikon sistemin

Sipas Burjanit, debati për drejtësinë po mungon dhe tani ky sistem është lënë “jetim”, sepse, duke qenë i tillë, kjo situatë u konvenon partive politike për kontroll të heshtur ndaj këtij sistemi, duke mos u marrë me të fare. “Ky sistem, që duhet të jetë profesional dhe i pavarur, për momentin është sistem anarkik, sepse gjyqtarët dhe prokurorët kanë kontrata pune dytë- sore në sektorin publik dhe privat, dhe mbajnë poste në drejtësi. Pra, kjo kategori njerëzish e kanë kuptuar se shteti është anarkik, përfitimi është më i rëndësishëm sesa puna e vetme në drejtësi”, tha Blerim Burjani.

Ai pohon se po të kishte vullnet për ndryshime pozitive, iniciativa do të duhej të nisej nga vetë presidenti i vendit dhe jo të pritet që këtë ta bëjnë subjektet politike parlamentare, por, sipas Burjanit, kjo anarki i konvenon edhe presidentit, që është politikan i PDK-së dhe themelues i këtij subjekti. “As ai nuk duket i interesuar, nuk ka as staf profesional këshillëdhënës të vetin e as guxim për të vepruar, sepse i intereson mbajtja e sistemit të njëjtë të drejtësisë dhe jo të merret me reformën në drejtësi, pavarësisht që presidenti, bazuar në 30 kompetenca që ia ka dhënë Kushtetuta, e ka në mandat të merret edhe me institucionet e pavarura, ai emëron dhe shkarkon njerëz të sistemit të drejtësisë, që do të thotë se ai mund ta ndalë biznesin e gjyqtarëve dhe prokurorëve,” tha analisti Burjani./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.