Me drejtësi të kriminalizuar, ta harrojmë BE-në
Analistët dhe njohësit e fushës së drejtësisë thonë se derisa Kosova, veç tjerash, e ka edhe drejtësinë e kriminalizuar, atëherë nuk ka gjasa që të hyjë në BE me një drejtësi të tillë, derisa sipas tyre është domosdoshmëri që edhe në Kosovë, sikundër u veprua edhe në Shqipëri, e madje kështu është vepruar edhe në Maqedoni, që prokuroria dhe gjykata të kontrollohen nga ShBA-ja, pra një lloj byroje e hetimit, ngase sistemi aktual i drejtësisë nuk mund t’i shmanget kurrsesi kontrollit të politikës dhe për rrjedhojë nuk mund ta luftojë krimin e organizuar të pushtetarëve në të gjitha nivelet.
RRUGËTIMI EVROPIAN I KOSOVËS, I KUSHTËZUAR NGA OLIGARKËT
“Është domosdoshmëri që edhe në Kosovë, sikundër u veprua edhe në Shqipëri, e madje kështu është vepruar edhe në Maqedoni, që prokuroria dhe gjykata të kontrollohen nga ShBA-ja, pra një lloj byroje e hetimit, ngase sistemi aktual i drejtësisë nuk mund t’i shmanget kurrsesi kontrollit të politikës, kështu që nuk mund ta luftojë krimin e organizuar të pushtetarëve në të gjitha nivelet”, u shpreh analisti Naim Kelmendi
Nevojiten reforma të thella në gjykata dhe në prokurori
Analistët dhe njohësit e fushës së drejtësisë thonë se derisa Kosova, veç tjerash, e ka edhe drejtësinë e kriminalizuar, atëherë nuk ka gjasa që të hyjë në BE me një drejtësi të tillë, derisa sipas tyre është domosdoshmëri që edhe në Kosovë, sikundër u veprua edhe në Shqipëri, e madje kështu është vepruar edhe në Maqedoni, që prokuroria dhe gjykata të kontrollohen nga ShBA-ja, pra një lloj byroje e hetimit, ngase sistemi aktual i drejtësisë nuk mund t’i shmanget kurrsesi kontrollit të politikës dhe për rrjedhojë nuk mund ta luftojë krimin e organizuar të pushtetarëve në të gjitha nivelet.
Analisti Naim Kelmendi, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se edhe në raportet e KE-së dhe nga BE-së është thënë se njëri nga standardet që i kërkohen Kosovës për hyrje në BE është edhe lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.”Derisa Kosova e ka edhe drejtësinë e kriminalizuar, atëherë nuk ka gjasa që të hyjë në BE me një drejtësi të tillë. Andaj është domosdoshmëri që edhe në Kosovë, sikundër u veprua edhe në Shqipëri, e madje kështu është vepruar edhe në Maqedoni, që prokuroria dhe gjykata të kontrollohen nga ShBA-ja, pra një lloj byroje e hetimit, ngase sistemi aktual i drejtësisë nuk mund t’i shmanget kurrsesi kontrollit të politikës, kështu që nuk mund ta luftojë krimin e organizuar të pushtetarëve në të gjitha nivelet”, u shpreh analisti Naim Kelmendi.
Një dekadë nuk mjaftoi për t’u mbushur mend
Hasan Preteni, nga Qendra për Etikë, Transparencë dhe Integritet, thotë se është marrëzia e radhës që të kërkohet tani që ndërkombëtarët të krijojnë institucione për ne. “Po a jemi të vetëdijshëm që jemi shtet që gati një dekadë, që i kemi institucionet tona, që kemi prokurorë dhe gjyqtarë mirë të paguar dhe për të cilët janë shpenzuar shumë para për t’u trajnuar jashtë vendit, këta miqtë tanë kanë investuar shumë në trajnimin e tyre”, është shprehur ai.”Ky shtet nuk është normal, pasi në fillim të vitit të kaluar kryekuvendari pati nënshkruar një memorandum me “anglezët” se ata do të mbikëqyrin rekrutimin për anëtarë të bordeve dhe disa pozita të tjera menaxheriale, marre dhe turp për Kosovën. Jemi shtet i pranuar prej më shumë se 100 shteteve dhe si të arritur e konsiderojmë se miqtë tanë ndërkombëtarë do të bëjnë seleksionimin e anëtarëve të bordeve, tmerr! Ndërkombëtarët të ndihmojnë rreth kryeparlamentarit, rreth Qeverisë, rreth bordeve, rreth titullarëve të institucioneve të pavarura. Po çka punojnë vendorët: vjedhin, keqpërdorin, begatohen gjatë natës. Po, na e kemi numrin më të madh të ” veteranëve”, më së shumti luftëtarë, invalidë dhe dëshmorë, por për çka luftuan ata? Të largojmë okupatorin ta vjedhin pasurinë e shtetit e shtetin të na e bëjnë ndërkombëtarët. Jemi rast i veçantë në botë. E duam shtetin në mënyrë folklorike, për shtetin nuk punojmë”, theksoi për gazetën “Kosova Sot” Hasan Preteni nga Qendra për Etikë, Transparencë dhe Integritet.
EULEX-i ra në batakun e drejtësisë kosovare
Avokati Skender Musa ka veçuar se sistemi i Kosovës ka nevojë për një reformim të thellë në të gjitha stadet e tij edhe sa i përket kualitetit të personelit që punon në institucionet e drejtësisë, duke filluar prej organeve të hetuesisë, prokurorisë dhe në gjykatë.
Sipas tij, reforma duhet të jetë rrënjësore, e plotë dhe reformë e tipit që është aplikuar tash edhe në Republikën e Shqipërisë, por edhe në vendet e regjionit, derisa siç tha sistemi i drejtësisë në Kosovë faktikisht është hallka që ka nevojë më së tepërmi që të përmirësohet dhe të reformohet, sepse pa u përmirësuar drejtësia nuk mund të flitet për asnjë zhvillim të asnjë sektori apo segmenti tjetër shtetëror. “Nuk ka drejtësi nëse për një lëndë pritet 10 deri në 20 vjet në gjykatat e Kosovës dhe kjo nuk ka të bëjë aspak me drejtësi dhe nuk mund të arsyetohet më as politika e as organet e drejtësisë me numër të vogël të gjyqtarëve apo prokurorëve. Ndërsa sa i përket luftimit të korrupsionit, qoftë në nivelin e lartë apo në atë të mesëm, organet e drejtësisë në përgjithësi, duke përfshirë këtu edhe policinë, prokurorinë dhe gjykatat, kanë dështuar në tërësi për shkak se ne jemi dëshmitarët e parë të rasteve që ndodhin në Kosovë, e të cilat ose nuk hetohen fare nga organet e hetuesisë dhe Prokuroria e Shtetit ose hetohen parcialisht dhe derisa të vjen te rasti i gjykimeve kur kemi të bëjmë me funksionarë të lartë shtetërorë shumica e veprave parashkruhen”, theksoi ai. “Është e nevojshme që të ketë ndryshime edhe të ligjeve penale në mënyrë të veçantë Kodit Penal të Kosovës, që veprat që kanë të bëjnë me dëmtim të parasë publike apo me korrupsion, mitë, të jenë vepra penale më të ashpra dhe të kenë prioritet nga organet e ndjekjes, por edhe nga vetë gjykatat që t’i trajtojnë rastet, pa ndërhyrje politike. Këto nuk mund të bëhet me këtë sistem çfarë është aktualisht në Kosovë, andaj është e natyrshme që duhet të bëhen reforma shumë të thella dhe duhet kërkuar ndihmë edhe nga faktori ndërkombë- tar, që asnjëherë nuk ka hezituar në Kosovë të përkrahë drejtësinë e Kosovës, mirëpo ka qenë shumë e limituar, ka qenë misioni i EULEX-it, i cili në bazë të rezultateve që po shihen më tepër është shndërruar si drejtësia e Kosovës sesa që e ka ndihmuar drejtësinë e Kosovës”, deklaroi për gazetën “Kosova Sot” avokati Skënder Musa.
Pasuritë e paligjshme duhet të konfiskohen
Analisti Naim Miftari ka nënvizuar se në Kosovë nuk ka sekrete, se drejtësia dhe politika në përgjithësi janë të kalbura dhe të korruptuara deri në palcë, derisa, siç tha, mundësia e vetme është të pastrohet politika shtetërore nga para sistemet politike gjysmë-mafioze.”Vetëm nëse pastrohet politika atëherë me ndihmën edhe të miqve amerikanë të formohet një dhomë hetimore jopolitike, e ngjashme me FBI-në amerikane, e cila do t’i hetonte të gjithë politikanët e korruptuar dhe të dyshuar për krim të organizuar, ku do të vinte në konsideratë, pos dënimit meritor, edhe ndalimi i të marrit me politikë, si dhe konfiskimi i pasurive të paligjshme”, u shprehur ai. Sipas tij, kjo dhomë do të duhej të jetë apolitike dhe pa asnjë mundësi të ndikimit nga jashtë, pasi po të ndikohet kjo zyrë hetimore nga politikanët e sotëm rezultati do të ishte zero. “Pastaj si pjesë dhe ndihmë e kësaj zyre do duhet të ishte AKI-ja, ku së pari do të duhej pastruar vetë AKI-ja dhe policia, po ashtu gjyqësia, prokuroria nga nipat, dajat, tezet, dashnoret e pushtetarëve dhe politikanëve dhe nga nipat e udashëve. Ndërkaq, Ambasada Amerikane mund të japë ndihmën dhe mbështetjen kryesore dhe se nuk duhet të fokusohet vetëm në luftën kundër terrorizmit, por edhe në luftën kundër krimit të organizuar, pasi çdo sukses i Kosovës do të ishte edhe sukses i Amerikës, i politikës amerikane”, spikati për gazetën “Kosova Sot” analisti Naim Miftari.
(Kosova Sot)


