Me djathë kundër kancerit

Shumica e njerëzve e shmangin ngrënien e djathit nga frika se mund të shtojnë në peshë, transmeton Klan Kosova.
Mirëpo duke ngrënë djath i bëni mirë mëlçisë suaj.
Këto djathra përmbajnë një përbërje, të njohur si “spermidine”, që ndalon dëmtimin e qelizave të mëlçisë.
Sëmundja e mëlçisë është shkaktari i pestë më i madh i vdekjes në Angli dhe Uells duke marrë mbi 11,000 jetë në Britani të Madhe në vitin 2014.
Sipas një studimi të ri të kryer në Universitetin e Miçiganit – niacini, një peptid i prodhuar nga bakteri Lactococcus lactis, që gjendet në produktet bulmetore si: cheddar, brie, camembert dhe në disa lloje sallamrash zvogëloi ndjeshëm tumorët kancerozë në minj.
Studimi i botuar në Journal of Applied Microbiology, tregoi se ky ruajtës natyror shkatërroi 70-80% të qelizave të kancerit.
Kjo ndodhi brenda nëntë javësh nga koha që minjtë morën atë që studiuesit e quajnë “mishlakes e niacinit.” Minjve iu dha një version i pastër dhe i kondesuar i niacinit, i cili ishte njëzetë herë mbi sasinë që do të merrte dikush nëse do të konsumonte djath.
Kjo dyfishon efikasitetin e tij, por njëkohësisht do të thotë se doza për njeriun do të ishte e barabartë me marrjen e 20-30 pilulave në ditë.
Në çdo rast, hulumtuesit shpjegojnë se: Niacini është efikas në luftën kundër kancerit dhe baktereve me qëndresë në antibiotikë. Përveç bakterit të MSRA që lufton kundër këtij ruajtësi natyror, deri më tani nuk është gjetur asnjë bakter tjetër rezistent.
Për më tepër, niacini, vret kolonitë e baktereve që në raste të tjera do të grumbulloheshin duke formuar një “fortesë” me qëndresë të fortë antibiotike.
Përfundimet e studimit edhe pse shpresëdhënëse, janë ende në fazë kërkimi të mëtejshëm.
Sipas specialistëve, është ende herët të thuhet me bindje nëse niacini do të veprojë njëlloj edhe te njerëzit.