United Hospital

Me disa aktivitete edhe Fakulteti Juridik shënon 5 vjetorin e themelimit të UKZ-së

/ 2 minuta lexim
HW

Gjilan – Për festimin e 5 vjetorit të themelimit të UKZ-së edhe Fakulteti Juridik ka prezantuar disa aktivitete. Me këtë rast Dekani Sadik Haxhiu, pasi ka uruar të pranishmit për 5 vjet Universitet, ka prezantuar punën, të arriturat dhe pritjet e Fakultetit që ai drejton.

Dekani Haxhiu tha se Fakulteti Juridik, respektivisht Universiteti “Kadri Zeka” , është institucion shumë i përbërë. Ai tha se UKZ ka shumë aktivitete, punohet që të kemi më shumë decentralizim dhe mundohemi të gjithë t’i japim angazhim edhe njësive akademike.

Kurse Dukagjin Leka Prorektor për Bashkëpunim Ndërkombëtar në UKZ, njëherësh profesor në Fakultetin Juridik, prezantoi të arriturat e Universitetit “Kadri Zeka” në fushën e ndërkombëtarizimit, projekteve dhe bashkëpunimeve.

Mobi Casa

Ndërsa Fejzullah Hasani profesor në Fakultetin Juridik të UKZ-së, ka folur rreth zhvillimit të lëndës Klinika Juridike – Penale me raste reale, përmes së cilës studentët trajnohen për shkathtësi praktike me qëllim të rritjes së cilësisë së arsimit juridik në Kosovë.

Me pas është përcjellë simulimi i një seance gjyqësore punuar nga studentët e Fakultetit Juridik të Universiteti Publik “Kadri Zeka”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.