Me dinamikë të shtuar po realizohen projekte të shumta në lokalitetet e ndryshme të komunës së Vitisë

Viti – Komuna e Vitisë gjatë këtyre ditëve me një dinamikë të përshpejtuar po vazhdon me realizimin e projekteve të ndryshme në interes të qytetarëve. Me këtë rast Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor ka vizituar dje disa vend punishte në fshatrat Tërstenik dhe Sllatinë të Epërme.

Në fshatin Sllatinë të Epërme, dje u asfaltuan 4 degëzimet e rrugës “ Hamit Lulleci” ku me këtë rast Kryetari Haliti i shoqëruar nga Kryetari i këtij fshati, Daut Drugzani, kanë bashkëbiseduar me banorët lidhur me këtë projekt infrastrukturor i cili është mirëpritur nga ta.

Gjithashtu Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar punimet në ambulanten e këtij fshati i cili pritet të funksionalizimet së shpejti.

Përndryshe gjatë ditës së djeshme kryetari Haliti me bashkëpunëtor ka vizituar edhe fshatin Tërstenik ku pos që po zhvillohen punimet parapërgatitore për asfaltimin e rrugës Tërstenik-Komogllavë janë asfaltuar edhe disa rrugët “Behxhet Mirashi”, “Beqir Kurti” dhe rruga e lagjes Tërsteniku./rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).