FIDANISHTJA

Me dietë të lëngshme deri te zgjidhja e problemeve

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Dieta e lëngshme ka shujta që nuk janë më të pasura se 800 kalori dhe funksionon në mënyrë fantastike. Counterweight, programi testues britanik i dobësimit ka shpëtuar jetët e shumë njerëzve, ndërsa bëhet fjalë për dietën me ushqim të lëngshëm, e cila është jashtëzakonisht efikase për heqjen e kilogramëve dhe kthimin e organizmit në gjendje normale.

Programi tremujor i ushqyerjes me dietë të lëngshme është i bazuar në shujtat e lëngshme të balancuara, ushqyese dhe të lehta të cilat nuk janë më të rënda se 800 kalori. Mënyra e tillë e ushqimit është veçanërisht efikase tek diabetikët, tek të cilët edhe është provuar së pari.

Edhe pse shumë nutricionistë besojnë që ushqimi i lëngshëm nuk është zgjidhja më e mirë sepse me të humbet shumë shpejt në peshë, kjo në fakt është pasojë e ndërrimit të shpejt të materieve në organizëm, i cili nuk mundohet me tretjen e ushqimit të rëndë.

UBT

Njerëzit kanë nevojë për një kohë për t’u mësuar në ushqimin e lëngët, sepse ai i jep ndjenjë të veçantë të ngopjes. Tek një e treta e vullnetarëve të cilët kanë kaluar në këtë mënyrë të ushqyerjes ka ardhur deri te humbja e 15 deri 20 kilogramëve të cilët nuk janë kthyer për një vit.

Nga ana tjetër, danezët këtë dietë e kanë aplikuar tek njerëzit që kanë osteoartrit të gjunjëve, dhe pas dietës 60 për qind e të sëmurëve kanë ndjerë më pak dhimbje në gjunjë, është përmirësuar lëvizshmëria dhe kanë humbur kilogramët e tepërt./koha/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.