UBT

Me dhjetëra aktivitete, Gjilani do ta shënojë 28 Nëntorin

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Komuna e Gjilanit nga e marta do të nis aktivitetet maratonike treditore në shënim të festave të Nëntorit.

Aktivitetet kulmojnë me vendosjen e shtatoreve të kolosëve të kombit, Mulla Idriz Gjilani dhe Agim Ramadani në qendër të Gjilanit, të cilat janë bërë me iniciativë të Lutfi Haziriti.

Të martën (26 nëntor) do të mbahet recital i lexuesve të bibliotekës “Fan S. Noli”, në ora 12:00 në këtë institucion, ndërsa në ora 19:00, në Shtëpinë e Rinisë mbahet koncert festiv nga Kori i Fëmijëve “Zogjtë e Qytetit”.

Recitali kushtuar heroinave të qytetit nga Genita Hoxha (piano) dhe Ardita Meni Xoxa (soprano) do të mbahet të mërkurën në bibliotekën e qytetit (12:00), për të përfunduar mbrëmja me shfaqjen “Im at e donte Adolfin”, në ora 20:00, në teatrin e qytetit.

Hidromorava

Ndërkohë, shënimi i ditës së 28 nëntorit nis me homazhe tek varrezat e dëshmorëve (10:00).

Në ora 10:30, në qendër të qytetit bëhet zbulimi i shtatores së heroit Mulla Idriz Gjilanit, kurse në ora 11:00, bëhet zbulimi i shtatores së heroit Agim Ramadani në sheshin që e mban emrin e tij, për të vazhduar me akademinë përkujtimore kushtuar jetës dhe veprës së këtyre kolosëve, në ora 12:00, në sallën e teatrit të qytetit.

Aktivitetet përmbyllen me koncertin festiv nga ansambli Gjilani-AKV në teatrin e qytetit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.