UBT

Me cilat teste mund ta zbuloni alergjinë?

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Organizmi i personit i cili lëngon nga alergji të ndryshme apo shumica nga ta, në fakt e ka imunitetin e dobësuar dhe është i ndjeshëm në substanca të caktuara të mjedisit me të cilat takohemi çdo ditë.

Ekzistojnë lloje të ndryshme të testeve për zbulimin e alergjive, shkruan “Zëri”.

Më së shpeshti përdoren testet e lëkurës (testi me gjilpërë, gërvishtje dhe mënyra tjera të kontaktit), të cilët janë më të thjeshtë dhe më të lirë, testet provokuese, me të cilët mund të arrihet deri tek pasoja të pakëndshme dhe këta bëhen vetëm në institucione të specializuara dhe teste të ndryshme të gjakut.

Uji Dea

Derisa testimi në alergji është një veprim shumë i thjeshtë, shërimi është temë pak më e komplikuar.

Nuk ekziston ilaçi klasik për ndonjërën nga llojet e alergjisë, por përdoren medikamente të cilat i zbusin simptomat apo bllokojnë imunitetin, kjo me siguri që është reaksion në alergjen, që në fund mund të rezultojë me disa pasoja negative për shkak të dobësimit të sistemit imunitar.

Shumë mjekë dhe ekspertë në mënyrë konstante punojnë në hulumtimet për zbulimin e mënyrës efektive të shërimit të alergjive dhe si rezultat janë zhvilluar imunoterapi dhe kimioterapi të ndryshme, por edhe shumë forma alternative të shërimit, për shembull terapia me parazite dhe homeopatia. /zeri/