Fundamenti

Me cilat parti Vetëvendosje mund të bëjë koalicion?

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi, ka folur për koalicionet e mundshme për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.Bislimi ka thënë se me LDK-në dhe PDK-në nuk do të bëjnë koalicione në zgjedhjet e ardhshme.“Ne do të synojmë të marrim 50% të elektoratit por jemi të hapur të bëjmë koalicione edhe me iniciativën e Vjosa Osmanit. Ne kemi bashkëpunim të ngushtë edhe me partinë egjiptiane të Xhevdet Nezirajt dhe Elbert Krasniqit. Kemi bashkëpunim të ngushtë edhe me partinë e deputetes Zikreta që është partia e Emilja Rexhepit. Do të bashkëpunojmë ngushtë edhe me partitë serbe jashtë listët serbe. Do t’i mbështesim ato për t’u futur në qeveri si partia e Nenad Rashiqit”, tha ai.

FIDANISHTJA

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje thotë se me ata që kanë shkatërruar ndërmarrjet publike nuk ka bashkëpunim.“Ata që kanë marrë pushtetin përmes Gjykatës Kushtetuese vet kanë vendosur vijat e kuqe”, ka thënë Bislimi në RTV Dukagjin.Bislimi thotë se kur kanë bërë koalicion me LDK-në kanë pasur parasysh Vjosa Osmanin.“Po të kishte LDK-ja edhe më pak guxim do të ishte më e keqe se PDK-ja. Ky është i vetmi dallim mes LDK-së dhe PDK-së”, tha ndër të tjera Besnik Bislimi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.