UBT

Me çfarë tekste mësimore do të fillojnë mësimin 9000 nxënësit e Luginës?

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Në Gjimnazin e Preshevës disa ditë para fillimit të vitit të ri shkollor po përfundojnë edhe punët për rregullimin e shkollës. Edhe pse klasët janë gati për të pritur rreth 1000 nxënëse, ende nuk dihet se me çfarë tekste mësimore do të mësojnë nxënësit e Luginës.

Në fillim të muajit gusht ministri i arsimit ka nënshkruar marrëveshje me kryetarin e KNSH për botimin e librave, mirëpo në shkolla ende nuk dihet se me çfarë tekste do të mësohet.

“Situata me tekstet mësimore në shkollën e mesme në Preshevë, momentalisht sa kemi ne të dhëna është e ngjajshme sikur vitin e kaluar, çka do të thotë se nxënësit në fillim të vitit të ri shkollor nuk do të kenë asnjë tekst në gjuhën shqipe” ka thënë drejtori i shkollës së mesme Nadër Sadikur, transmeton presheva.com.

Mos ekzistimi i teksteve mësimore në gjuhën shqipe është problem shumë vjeçar, ndërsa në shkollën fillore “Ibrahim Kelmendi” ku mësimin vijojnë 1600 nxënës presin që më në fund të pajisen me tekste mësimore.

ARKATANA

“Kemi tekste mësimore nga klasa e parë deri tek klasa e katërt ndërsa nga klasa e pestë deri tek klasa e tetë nuk i kemi të gjitha. Mungon gjeografia, historia, arti figurativ dhe kultura muzikore” ka thënë drejtoresha e shkollës fillore “Ibrahim Kelmendi” Besa Sahiti, transmeton presheva.com.

Deri tani nxënësit shqiptar kanë marrë shenime në diktim nëpër shkolla në mungesë të teksteve shkollore.

Mësimi në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë vijon në 15 shkolla fillore dhe 4 të mesme me rreth 9000 nxënës në shkolla. /presheva.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.