Me Bullakajn dhe Pepshin drejt “Efektit Shaqiri” në Parlament?
Në Parlamentin e Zvicrës deri më tash mungojnë përfaqësues të komuniteteve të huaja që jetojnë në Zvicër. Në rregull, nga viti 2007 deri në vitin 2011 aty ka qenë afrikani i parë, i cili njëherësh ka qenë edhe ish azilkërkuesi i parë që ka arritur të bëhej parlamentar. Ai ishte Patrick Lumenga nga SP/PS. Po ashtu partinë SVP prej vitesh e përfaqëson edhe një deputete e lindur dhe rritur në Sllovaki.
Por ata që mungojnë janë të huajt që në fakt janë më së shumti të pranishëm në jetën publike të vendit, ballkanasit. Ose, “efekti Shaqiri” kaq i pranishëm në fushë të futbollit është ai që ende i mungon politikës zvicerane.
Ka shanse që pas zgjedhjeve të 18 tetorit kjo gjendje të ndryshojë, shkruan gazeta langenthalerzeitung. Sepse, siç shkruan ajo, partitë, në luftën e tyre elektorale po bëjnë përpjekje të mobizizojnë segmentet zgjedhore deri tash „të vdekura“, transmeton albinfo.ch. Ose pikërisht ata u vijnë strategëve partiakë si të ftuar për t`i plotësuar listat zgjedhore.
Arbër Bullakaj i SP/PS dhe Kështjella Pepshi e CVP/PDC janë në fokus të shkrimit. Të dy janë shqiptarë të Kosovës dhe të dy garojnë që për partitë e tre të zënë nga një vend në Paralmentin Nacional. Nga fillimi i vitit Bullakaj 29 vjeçar është nënkryetar i partisë në nivel kantoni ndërsa prej dy vitesh këshilltar në komunën e qytetit Will. Atje jeton prej 20 vitesh, kur së bashku me nënën dhe pjesën tjetër të familjes kishte ardhur nga Kosova për t`iu bashkuar babait i cili punonte në Zvicër që nga vitet `80.
Arbri në Wil punon si kontabilsit i pavarur dhe eksert financiar. Është po ashtu kryetar i shoqatë Fair Will e cila lufton kundër paragjykimeve dhe diskriminimt. Shoqatën e ka themeluar vetë para tri vitesh.
Bullakaj është i hapur në bashkëbisedim. Ai thotë se është i vetëdishëm se shikuar statistikisht shanset e tij janë të vogla. Por rredha e deritashme e fushatës së tij e bën optimist: „Edhe zviceranët pa prejardhje ë huaj ndjejnë se përfundimisht nevojitet një kthesë në parlament. Gjihnjë thuhet se parlamenti e përfaqëson popullin në demokracinë tonë direkte. Ndërsa migrantët janë shumë të papërfaqësuar. Ai thotë se shkak për këtë mungesë përfaqësimi edhe fakti se një numër votuesish potencialë nuk dijnë se si votohet.
Për të arritur në mënyrë konkrete te ksoovarët ai shpërndan në paraqitjet e tij fletëpalosje edhe në gjuhën shqipe.
Ndërsa për Kështjella Pepshin gazeta shkruan se deri tash ka bërë njëfarë buje por jashtë politikës. Qyetarja e Bernës me rrënjë kosovare ka qenë Mis Kosova në vitin 2010 dhe gjysmëfinaliste në Miss Bern po ashtu para pesë vitesh.
CVP shpreson që falë „myslimanes së bukur“ të ketë një glamour effekt. Por, shto gazeta, kur ¨shtë fjala për CVP-në dhe Bernën gjendja është e pashpresë. Deri tash kjo parti nuk ka mundur të sigurojë më tepër se një deputet në Parlamentin Nacional. Ai ka qenë Notert Hochreutner, i cili madje në zgjehdjet e vitit 2011 nuk arriti të rizgjedhej./albinfo/


