Me bluzë transparente, Dua i lë pak vend imagjinatës

/ 2 minuta lexim

Këngëtarja shqiptaro-britanike, 24 vjeçe, Dua Lipa u ngjit në skenë për një shfaqje në mbrëmjen promovuese të produkteve të reja të YSL.

Ajo ishte e shoqëruar nga i dashuri i saj, Anwar Hadid, 20 vjeç, dhe të gjithë anëtarët e familjes së saj, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Prezent për t’i dhënë mbështetje Duas, ishte edhe babai i saj, Dukagjini, i cili u bë i njohur për publikun britanik nga mbrëmja e Brit Awards, ku prezantuesi mori pak minuta nga shfaqja për të prezantuar babanë trendi të Dua Lipës.

Dua dukej shumë elegante dhe atraktive veshur me një kostum të shkurtër të zi.

Krijuesja e hitit “New Rules” dukej edhe më provokuese, teksa në pjesën e sipërme kishte veshur një bluzë transparente, duke zbuluar më shumë se që duhet nga pjesa sipër.

Fidanishtja

Dua i kënaqi të ftuarit me vokalin e saj ndërsa performoi në eventin e promovimit të aromës së re nga YSL – kompani kjo me të cilën shqiptarja së fundmi nënshkroi kontratë.

Dua dukej se ishte e koordinuar për ngjyrën e veshjeve me familjen e saj, pasi të gjithë ata ishin të veshur po ashtu me ngjyrë të zezë në këtë mbrëmje.

Foto: Dua Lipa/InstaStory

Lipa u mbështet në këtë event nga nëna e saj, Anesa, vëllai Gjin, 13 vjeç, motra Rina, 18 vjeçe dhe babai, Dukagjini.

Ndërkohë, Anwar Hadid ndryshe nga motrat e tij që këtë javë ndodhen në Milano, për Javën e Modës në Itali, ka vendosur që të qëndrojë në Britani të Madhe, pranë të dashurës së tij. /Telegrafi/