Me biznismenë të stresuar, varfënjak gajretli, e me qeveritarë injorant, s’mund të bëhet as shteti e as demokracia!

/ 2 minuta lexim

Nga Fadil Maloku – 1. Këto ditë karantimi e izolimi kam dëgjuar ankimime e ankimime… nga më të ndryshme nga bisnismenët e stresuar kosovar. Të cilët vajtojnë shkaku i profitit të munguar! Po të njejtit me ngarkesën e humbjes së pasurisë dhe rrezikut nga bankrotimi, duket që e kanë humbur edhe sensin e të qenit të njerëzishëm…

2. Në anën tjetër, poashtu, kam takuar nevojli e varfënjak nga më të ndryshmit. E tē cilēt e kanë problem ta sigurojnë edhe si thuhet “kafshatën e bukës së përditshme. Por qē nuk vajtojnë e as nuk ankimojnë sa dhe si biznismenët. Të njejtit, çka është edhe më interesant as shpresën s’e humbin njejtë! Por, kah të sillen, thonë në vetëvete dhe nga donjëherë edhe publikisht;” DO E BËJË ZOTI MIRË! Tani është interesante krahasimi i shpresës së biznismenit (që ankohet dhe vajton!) me shpresën e varfënjakut (që e pranon qetas dhe me fatpajtim statusin e tij social të kërcnuar çdo ditē…

Mobi Casa

3. Por këtyre ditëve, pamë poashtu edhe indeferencën e injorantëve qeveritar, të cilët kur punētorët e Telekomit, i brohoritën “hajna, hajna,hajna…” , ai turmës ia ktheu, po me të njejtin intonacion;”hajna, hajna jeni ju atje…”! O tempora! Po si mund të bëhet ky i shkret shteti me këta injorante e matrapaza që këtë pozitë e morën jo shkaku i meritēs, dijes, apo fuqisē sē votes elektorale, por, shkaku i injorancës e poltronizmit ndaj kryetarit të partisë…

Si ka mundësi protestuesit tē quhen hajna?!