RCCOLA

“Më Beso , Jam Infermier”…

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Infermier/e, të nderuar heronjë në këta muaj pandemie, Ju punuat krahas kolegëve tuaj, mjekëve, dhe punonjësve të tjerë shëndetësor dhe ia arritët që të tregoni se jeta vazhdon dhe do të vazhdojë… Se e mira dhe pozitivja do të triumfojë mbi të keqen dhe negativen, andaj me të drejtë iu drejtohem të gjithë juve se: Misioni juaj është I SHENJTË E EDHE HYJNOR, në shërbim të shëndetit dhe të jetës së njerëzve ka shkruar Xhavit Ramadani infermier në Gjilan.

Postimi i plotë i Xhavit Ramadanit

Mbase edhe me shumë të drejtë viti 2020 është shpallur nga OBSH viti i infermierisë, dhe mban sloganin “Më Beso , Jam Infermier”, e përmenda këtë pikërisht sot kur jemi në prag të 12 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, e që kjo datë lidhet dhe korrespondon me ditëlindjen e Florence Nightingale, e që infermierët anë e mbanë botës festojnë këtë ditë si Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë (DNI).

Ditë apo javë që zakonisht fillon me aktivitete të shumta dhe nga më të ndryshmet, të cilat janë kryesisht të lidhura me infermierinë, por ky vit na gjenë në kushte dhe rrethana tjera ngase po përballemi me këtë pandemi COVID-19 e që dhashtë zoti po i vjen fundi dhe që për këtë infermierët janë heronjë të vijës së parë të frontit. Sot më shumë se në çdo kohë, infermierët janë në krahë të pacientëve me COVID-19, pa dallime kulture, race, klase shoqërore, apo edhe besimi fetare për të ndihmuar ata të luftojnë këtë virus dhe të vazhdojnë jetën siç e kishin para kësaj pandemie.

Infermier/e, të nderuar heronjë në këta muaj pandemie, Ju punuat krahas kolegëve tuaj, mjekëve, dhe punonjësve të tjerë shëndetësor dhe ia arritët që të tregoni se jeta vazhdon dhe do të vazhdojë… Se e mira dhe pozitivja do të triumfojë mbi të keqen dhe negativen, andaj me të drejtë iu drejtohem të gjithë juve se: Misioni juaj është I SHENJTË E EDHE HYJNOR, në shërbim të shëndetit dhe të jetës së njerëzve
.
Ju Infermierë tanimë më shumë se çdo herë, gjithmonë e më shumë po dukeni si një figurë kryesore në mbrojtjen e shëndetit të pacientëve, qoftë edhe në kohën kur jeni duke u përballur dhe duke patur burime të kufizuara për të ofruar kujdesin shëndetësor për ato që janë të nevojshme apo edhe të domosdoshme. Sot, komuniteti, profesionistët, organizatat e shoqatat e ndryshme e edhe vet ICN beson se infermierët, si pjesë e një ekipi multidisiplinar, mund të krijojnë sisteme shëndetësore që marrin parasysh sisteme të ndryshme sociale, ekonomike, kulturore apo edhe politike të shëndetit.

Fundamenti

Andaj vendi ynë sikur edhe shumë vende të tjera duhet menduar dhe vlerësuar se realisht burimet financiare për kujdesin infermieror nuk janë të mjaftueshme, pra atyre duhet t’ iu shkoj në mendje dhe duhet të mësojnë nga praktikat më të mira, për të kthyer figurën e infermierit në gjeneratorin e kujdesit shëndetësor ndaj qytetarëve tanë siç edhe bëtë dhe po bëni këto dita.

Por edhe Ju të nderuar infermier dijeni që jeni bartësit kryesor të përgjegjësisë në: Promovim, parandalimin, përkujdesje, ndihmë dhe trajtim, pra kjo nuk duhet të jetë vetëm për periudha apo moment të caktuara por ishit Ju, jeni Ju, dhe do të mbeteni përgjithmonë Juuuuuuuu…

Bazuar në përgatitjen, aftësitë, si dhe orientimin e fushëveprimit tuaj, Ju infermier si në të kaluarën, si sot e sikur edhe në të ardhmen duhet të ofroni kujdes të përshtatshëm, të arritshëm dhe të bazuar në dëshmi duke i rritur njohuritë e tuaja teorike, shkathtësitë praktike si dhe nivelin e ofrimit të përkujdesjes për klientët.

Sot ju Infermier punoni në mënyrë të pavarur, si pjesë e ekipeve të ndryshme multidisiplinare dhe merrni pjesë e participoni rregullisht për:
• T’ iu dhënë përparësi atyre që kanë nevojë imediate dhe adresuar pabarazitë shëndetësore,
• Të maksimizuar vetëbesimin, pjesëmarrjen dhe kontrollin e komunitetit dhe individit,
• Të ofruar sigurimin e bashkëpunimit dhe partneritetit me sektorë të tjerë për të promovuar dhe maksimizuar shëndetin.
Për të ardhur deri këtu një kontribut i çmueshëm dhe i pakontestueshëm ishte ai i Florence Nightingale, e që personaliteti dhe puna e saj e ngriten infermieristikën në këtë profesion të respektueshëm që ne njohim sot. Ajo vazhdon të na mësojë e frymëzojë dhe shërbej ende si një model për infermierët. Nën moton e saj “vizion, vlera dhe zë”, infermieret shërbejnë kudo, duke e orientuar mbarë shoqërinë drejt përmirësimit të shëndetit dhe realizimit të së drejtës së pamohueshme për kujdes shëndetësor të barabartë për çdo njeri. Urime 12-Maji Dita Ndërkombëtare e Infermierisë Juve Infermier/e ngado që jeni dhe ngado gjendeni në mbarë rruzullin tokësor, njëherit falënderime të jashtëzakonshme për punën, përkushtimin dhe sakrificën tuaj gjatë kësaj kohe…“Më Beso, Jam Infermier”…ka shkruar Xhavit H. Ramadani infermier në Gjilan./rajonipress/