Fundamenti

‘Më bëjnë të lumtur’, Vedat Muriqi reagon pas ofertave të shumta në drejtim të tij

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Synimi i Tottenhamit, Vedat Muriqi ka pohuar se ofertat drejt tij e bëjnë atë të lumtur, por që një largim nuk është në agjendën e tij tani, raporton ‘Fanatik’, përcjell Zëri.info.

Sulmuesi i Fenerbahçes ka qenë i lidhur me një largim nga Turqia një vit pasi iu bashkua klubit të madh turk.

Sipas mediave turke, Tottenhami lansoi një ofertë prej 4.5 milionë funtesh për shërbimet e tij.

Duke folur për gazetarët, Muriqi pohon se ofertat e bëjnë atë të lumtur.

Eco Higjiena

“Emri po lidhet me nga një klub çdo ditë. Ofertat e ardhura më bëjnë mua të lumtur. Megjithatë një largim nuk është në agjendën time tani”, ka thënë Muriqi.

“Rezultatet në Superligën turke janë zhgënjimi ynë më i madh. Ne duam ta fitojmë Kupën e Turqisë. E mendoj vetëm këtë”, shtoi ylli i Kosovës.

Përveç Tottenhamit, edhe Lazio është në kërkim të Muriqit, për të cilin Fenerbahçe kërkon të paktën 22 milionë funte. /Zëri.info