Fundamenti

Me automatik në krah, duke prerë dru në pronë të huaj

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Novobërdë – Dy ankuesit meshkuj kosovarë kanë njoftuar policinë se kanë hasur në tre persona të panjohur të dyshuar të cilët kishin prerë dru në malin e ankuesve. Njëri prej të dyshuarve sipas ankuesve kishte në dorë një armë automatike AK 47 dhe i njëjti ka shtënë disa herë me qëllim që t’i frikësojë ankuesit.

Njëri prej ankuesve ka deklaruar se është ballafaquar fizikisht me të dyshuarin e armatosur dhe i njëjti pasi ka shtënë disa herë me armë është larguar nga vendi i ngjarjes.

Mobi Casa

Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe sekuestruar 12 gëzhoja. Me vendim të prokurorit ndaj ankuesve është iniciuar rasti “Vetëgjyqësi” ndërsa ndaj tre të dyshuarve të panjohur është iniciuar rasti “Armëmbajtje pa leje”.

Rasti në hetime njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/