Uji Dea

Me Arifin në qeverisje Vitia do të shndërrohet në qytet evropian

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Abdyl Bajrami duke i përshëndetur të pranishmit tha se Nexhmedin Arifit i duhet edhe një mandat për të përfunduar projektet e nisura dhe për të nisur projektet të cilat do ta shndërrojnë Vitinë në qytet evropian.

Shtabi Zgjedhorë i Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Viti, në kuadër të zhvillimit dhe organizimit të fushatës zgjedhore po punon fuqishëm në këtë drejtim.Ne besojmë se organizimi strukturorë, bashkë me simpatizantët, anëtarët dhe qytetarët gjithandej nëpër komunën e Vitisë do të sjellë efekte të mëdha.Në këtë kontekst dje janë mbajtur tri tubime zgjedhore. Dy në Vërban dhe një në Tërstenik.

Takimet në Vërban

Takimi i parë u mbajt në lagjen e Jasharëve, ku të pranishmëve të shumtë iu drejtuan Shefi i Shtabit Zgjedhorë, zoti Abdyl Bajrami, Enver Rrustemi dhe kandidati për kryetar nga PDK, dega në Viti, zoti Nexhmedin Arifi.

Abdyl Bajrami duke i përshëndetur të pranishmit tha se Nexhmedin Arifit i duhet edhe një mandat për të përfunduar projektet e nisura dhe për të nisur projektet të cilat do ta shndërrojnë Vitinë në qytet evropian.

Uji Dea

Ndërsa Enver Rrustemi duke konstatuar se Vërbani gjithmonë ka qenë vatër e rezistencës paqësore dhe të armatosur, u bëri thirrje Vërbanasve që të votojnë PDK-në dhe Nexhmedin Arifin.

Sipas tij Nexhmedin Arifi është kandidati më i mirë dhe më kredibil për të qeverisur me Vitinë. Qytetarët e lagjes së Jasharëve kërkuan nga kryetari që të bëj të qarkullueshme rrugën e cila u mundëson atyre qasje nëpër arat e tyre, përmbi fshat, gjithashtu kërkuan nga kryetari edhe asfaltimin e një rrugice e cila u mundëson atyre qasjen në malet e tyre.

Kryetari Arifi tha se përveç kanalizimit dhe ujësjellësit që do të nisin vitin e ardhshëm, sepse janë të parapara me projekt buxhetin e vitit 2014, në Vërban do të bëhet rruga që mundëson qasjen në arat e tyre, gjithashtu asfaltimi i rrugicës që mundëson qasjen në malet e tyre, asfaltimi i rrugës deri në fund të lagjes së Jasharëve dhe u premtoi atyre se deri në fund të mandatit nuk do të ketë asnjë rrugë a rrugicë të paasfaltuar.Edhe në takimin tjetër të pranishmit e shumtë i premtuan kryetarit mbështetje të madhe.

Takimi në Tërstenik

Në këtë lokalitet kryetari Arifi dhe Shefi i Shtabit Zgjedhorë, Abdyl Bajrami, u pritën ngrohtë nga vendasit.
Ata i premtuan kryetarit përkrahje të gjerë dhe kërkuan nga ai që të jetë në shërbim të tyre pa dallim. Kryetari Arifi u premtoi të pranishmëve të shumtë se paraja publike do të shfrytëzohet drejt, në mënyrë transparente dhe në të mirë të qytetarëve të Vitisë thuhet në njoftimet e degës së PDK-së në Viti./rajonipress/