RajoniPress07:58, 28 Shkurt, 2017 | 10 vjet më parë
/ 1 minutë lexim
Poezi nga Sabit Rrustemi
Thellësive tua përhumb nata
e unë dritën e gjelbërt pres
për t’u nisur
Po ti ke tretur në një ëndërr
nuk zgjohesh
as e kuqja ndezet
Pritja
përmes duartrokitjeve
me ardhjen e munguar tallet