Mobi Casa

Me amerikanin e tretë, Drita shijon fitoren e dytë

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Gjilanasit kanë ngadhënjyer me rezultat 87:80, në një ndeshje që fund e krye kanë qenë në epërsi, por që në çerekun e fundit mysafirët u afruan vetëm në tri pikë dhe vunë në pikëpyetje fitoren e vendasve.

Drita – Vllaznimi 87:80 (19:19, 26:20, 23:19, 19:20)

Angazhimi i amerikanit të tretë në radhët e saj, i ka shërbyer Dritës nga Gjilani që të shënojë fitoren e dytë në këtë kampionat, nëpërmjet të cilës ekipi gjilanas i ka ngjallur shpresat në luftën për mbijetesë.

Gjilanasit kanë ngadhënjyer me rezultat 87:80, në një ndeshje që fund e krye kanë qenë në epërsi, por që në çerekun e fundit mysafirët u afruan vetëm në tri pikë dhe vunë në pikëpyetje fitoren e vendasve.

Uji Dea

Te ekipi vendas lojtarët më të dalluar ishin amerikanët Chasmbers dhe Blackmon, të përkrahur edhe nga vendori Demi, derisa ndër mysafirë janë dalluar kroati Versalko dhe Lila.

Palestra e Sporteve “Bashkim Selishta – Petriti” në Gjilan. Shikues: 500. Arbitra: M. Gashi, A. Hoxha, U. Hashani. Pesë gabime personale: Edward – Versalko.

Drita; Aliu, Jakupi 2, Memeti 12, Xhambers 26, Blackmon 23, Demolli, Fazliu, Edëard 3, Ibrahimi 2, Dushica, Demi 17, A. Aliu. Trejner: Gyltekin Selimi.

Vllaznimi: Hana, Rraci 12, Koshi, Mihaliq 18, Rugova, Versalko 24, Hoxha, Lila 23, Berisha, Idrizaj 3. Trajner: Pal Sylaj. /rajonipress/