Me aktivitete të shumta shënohet dita e pastrimit në Viti
Viti – Institucionet Komunale të Vitisë në bashkëpunim me kompaninë “Eco-Higjiena” dhe nën përkrahjen e qytetarëve vitias konkretisht të rinjve dhe Njësitit të Zjarrfikësve në Viti kanë filluar sot aksionet e pastrimit nëpër lokalitetet të kësaj komune.
Fillimisht në qytetin e Vitisë janë mbjell lule përskaj të rrugës “Adem Jashari” ku edhe Kryetari i kësaj Komune, Sokol Haliti me bashkëpunëtor ka marrë pjesë në këtë aktivitet.
Më pas të rinjtë vitias kanë defiluar me pankarta ku janë të shkruara porosi rreth rëndësisë për mbrojtjen e mjedisit dhe mbajtjen e saj të pastër.
Në kuadër të aksionit të pastrimit sot janë larguar edhe disa deponi ilegale të mbeturinave në fshatrat Ramnisht, Beguncë si dhe disa lokalitete të tjera./rajonipress/


