Eko Higjiena

Me aktivitete të ndryshme është shënuar Dita Ndërkombëtare e Rinisë në Kamenicë

/ 2 minuta lexim

Kamenicë – Të rinjtë e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë vizituan monumentin “Mullinjtë binjak”, diskutuan mes vete dhe strukturave që ndërlidhen me të rinjtë e shfaqën disa filma në ambient të hapur.

Këshilli i Veprimit Rinor Lokal në bashkëpunim me Komunën e Kamenicës, kanë zhvilluar aktivitete me datat 11 dhe 12 gusht, për nder të Ditës Ndërkombëtare të Rinisë. Këto aktivitete janë mbështetur nga organizata zvicerane HELVETAS, ndërkaq të rinjtë e Kamenicës patën mundësinë e shkëmbimit të eksperiencave të tyre.

Të pranishëm në këto aktivitete ishte Kryetari i Komunës Qëndron Kastrati, Nënkryetari Bojan Stamenkoviq, Drejtori i DKRS-së Arianit Ibrahimi, Zyrtari për Rini Meriton Ramabaja dhe përfaqësues të organizatës UN Youth Task Force Kosovo.

Të rinjtë e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë vizituan monumentin “Mullinjtë binjak”, diskutuan mes vete dhe strukturave që ndërlidhen me të rinjtë e shfaqën disa filma në ambient të hapur.

Mobi Casa

Ndër të tjera është bërë edhe realizimi i muraleve në qytet ku Organizata “UN Youth Task Force Kosovo” në bashkëpunim me KVRL-në, u bashkuan për të festuar Ditën Ndërkombëtare të të Rinjëve me edicionin e pestë të projektit “Breaking Borders Through Art”.

Kryetarja e KVRL-së në Kamenicë, Lidiona Marovca tha se organizimi i këtyre aktiviteteve, është me rëndësi për të rinjtë e qytetit tonë.

“Aktivitetet e mbajtura me datën 11 dhe 12 gusht kanë rëndësi të veçantë për të rinjtë e Kamenicës sepse jo vetëm që po integrohemi më shumë në shoqëri, por po kemi më shumë mundësi ta njohim dhe të diskutojmë me njëri-tjetrin. Komuna e Kamenicës njihet si njëra nga qytetet me tolerancë më të madhe ndëretnike dhe kështu duhet të vazhdojmë së funksionuari. Besoj që tani do të kemi më shumë aktivitete dhe i ftoj të gjithë të rinjtë të na bashkëngjiten në KVRL”, tha Marovca.

E aktivitetet e ditës së shtunë dhe të dielë u përmbyllën me një koncert, nga artistët e rinjë të Kamenicës./rajonipress/