RCCOLA

Me 91 vota miratohet Projektligji për amnistinë

/ 6 minuta lexim
Eco Higjiena

(E plotësuar) – Pas një debati, herë-herë edhe me tone të ashpra, sidomos nga deputetët opozitarë të Vetëvendosjes e të Lëvizjes për Bashkim, në krah të të cilëve ishte edhe deputeti i PDK-së Hydajet Hyseni, ligjvënësit votuan sot më 91 vota Projektiligjin e amnistisë, në lexim të parë.

Mbledhja pas këtij votimi u ndërpre, për të vazhduar në orën 15, kur ky projektligj, për të cilin pati kundërshtime nga një pjesë e opozitës dhe të shoqërisë civile, do të shqyrtohet në lexim të dytë, pra përfundimtar, dhe të votohet për të.

Në mbledhje në momentin e votimit ishin të pranishëm 109 deputetë, ndërsa kundër u deklaruan 17 dhe 1 abstenoi.

Po vazhdon shqyrtimi i parë i Ligjit të ndryshuar për Amnistinë, ndërsa përkrahjen e tij deri më tani e kanë deklaruar grupet parlamentare të PDK’së, LDK’së, AKR’së dhe AAK’së. Kundër është shprehur sërish vetëm Vetëvendosja.
Behar Selimi në emër të PDK’së tha se Ligji do të mundësojë ndarjen e strukturave ilegale dhe kriminale kudo që ndodhen në vend, derisa ka pranuar se akti i miratimit është më tepër politik sesa juridik.

“Të bindur se me aprovimin e këtij Ligji ne po krijojmë mundësi për shpërbërjen e strukturave ilegale apo paralele kudo që ndodhen ato si në Veri si në jug dhe ne emër të integrimit të atyre që akoma s’ janë integruar sot e kemi edhe më lehtë të votojmë për arsye se sot projektligjit e ka karakterin e qartë politik ndonëse është akt juridik për më tepër është arrit konsensus për heqjen e nenit 3 . Gjithashtu përmes neni 5pesë bëhet ndarja e strukturave ilegale dhe kriminale”, tha Selimi.

Haki Demolli nga LDK ndërkaq dha arsyet pse partia e tij do të votojë pro këtij Ligji. “Arsyeja e parë është heqja e nenit 3, arsyeja e dytë është se pas aprovimit të draftit të parëka pasur debat si pasoje e të cilit ka rezultuar ndryshimi, kërkojmë që versioni t të parë ti shtohet një dispozitë ku theksohet se nuk do të amnistohen kryerësit e veprave penale kundër jetës dhe trupit”, tha Demolli.

Nga Grupi parlamentar i AAK’së foli Ardian Gjini i cili adresoi disa kritika ndaj disa deputetëve subjekteve politike por edhe mediave duke thënë se duhet të kuptohet njëherë e mirë që vrasësit nuk amnistohen dhe se kjo është recidive edhe në Projektligj.

“ne kemi thënë herën e parë që e votojmë në parim për shkak se kemi kërkuar ndryshimet e nevojshme që e kemi parë që tash janë bërë. Duhet të kuptohen që ekzistojnë provizionet. Nuk ka amnisti për vrasësit. Është e turpshme se si disa në Kuvend manipulojnë me masën duke thënë se do të amnistohen vrasësit kjo nuk është e vërtetë”, tha Gjini.

Myzejene Selmani ndërkaq tha se AKR e voton Ligjin në emër të obligimit q del nga dialogu me Serbinë dhe marrëveshja e arritur në Bruksel si dhe pas heqjes së nenit. 3.

Derisa Albulena Haxhiu nga Vetëvendosja iu drejtuar Zëvendëskryeministrit Hajredin Kuçi duke thënë se asnjëri nga tri kriteret e ligjit të përmendura nga ai nuk figurojnë në Projektligjin për Amnisti.

“Asnjë nga kriteret që ju përmendet nuk i plotëson ky Projektligj. Me këtë Ligj po amnistohet krimi”, tha ajo.

Filloi shqyrtimi i parë, Kuçi kërkon miratimin e Amnistisë

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, njëherit ministër i Drejtësisë, ka kërkuar miratimin e Projektligji për Amnisti. Derisa duke iu është drejtuar deputetëve si propozues i projektligjit, ai ka arsyetuar ndryshimin e tij, repsketivisht heqjen e nenit 3.

RCCOLA

“Kur një ligj nuk i përshtatet popullit duhet të ndryshohet Ligji e jo populli. Në këtë rast këtij Kuvendit nuk i ka ra tamam Ligji andaj ai është ndryshuar”, tha Kuçi.

Minsitri ndër të tjera ftoj deputetët ta përkrahin duke pasur parasysh tri kritere për një ligj të mirë, cfare sipas tij është ai për Amnistinë.

“Edhe në këtë rast si në raste të tjera do të nxirren ligjet më të mira e për të bërë këtë konsiderojë se ai ligj duhet të ketë tri kritere, e para: që të respektojë interesat e qytetarëve, e dyta: të respektojë standardet më të larta ndërkombëtare dhe e treta: t’i bie tamam apo të jetë funksional për vendin tonë, sepse e gjithë kjo ka për qëllim që njerëzit të jetojnë të lirë në bazë të perceptimeve të tyre dhe të planifikojnë të ardhmen e tyre të mirë me familjet e tyre”, tha ai.

“Në demokraci të brishta, çfarë jetojmë ne ligjet tentojnë ta ndryshojnë realitetin për të mirë, andaj ju ftojë ta miratoni atë”, shtoi Zëvendëskryeministri Kuçi.

Arben Gashi në emër të Komisionit funksional për Legjislacion dhe Gjyqësi ka shprehur përkrahje për Ligjin duke kërkuar nga deputetët votimin pro tij.

“Komisioni ka shqyrtuar projektligjin për Amnisti dhe duke marrë parasysh se është një ligj i ri Komisioni kërkon nga Kuvendi që ta përkrah dhe miratojë”, tha Gashi.

Deri më tani përkrahjen e kamë deklaruar LDK, AAK dhe AKR derisa kundër është Vetëvendosja.

Kryeparlamentari Jakup Krasniqi në fillim të shqyrtimit të parë njofoti se në seancën plenare janë prezent 81 deputetë fizikisht derisa 101 në total janë në mënyrë elektronike.

Sot shqyrtohet Projektligji për Amnistinë

Kuvendi i Republikës së Kosovës sot do të mbaj dy seanca të rregullta parlamentare në të cilën deputetët do të shqyrtojnë për herë të parë Projektligjin për Amnistinë të risjellë nga Qeveria, pas heqjes së nenit 3.

Në seancën e parë që do të fillojë në ora 10:00 pas kohës për deklarime jashtë rendit të ditës, kohës për pyetje parlamentare, në rend dite do të jetë shqyrtimi i Projektligjit për Amnistinë.

I ka mbetur seancës që të vendos për procedimin e këtij projektligji , si dhe për shqyrtimin e tij të dytë. Për miratimin e ligjit për amnistinë nga Kuvendi i Kosovës, do të nevojiten dy të tretat e votave të deputetëve, ndërkohë që tashmë janë dhënë sinjale se rreth këtij miratimi do të ketë debate të ashpra në Kuvend.(express)