UBT

Më 8 qershor populli do t`i bëjë operacion LDK e PDK

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Lideri i VV, Albin Kurti në tubimin përmbyllës të mërkurën në Gjilan tha se populli i Kosovës më 8 qershor do të bëjë operacion skenën politike duke larguar nga skena PDK e Hashim Thaçit dhe partinë e tij servile LDK. Në Prishtinë e larguam Isën kurse tash në nivel Kosove do ta largojmë Hashimin për ta çliruar popullin njëherë e përgjithmonë tha Kurti.

“As PDK e as LDK s`kanë moral në politikë. Si njëra si tjetra janë të ngjashme, vetëm se PDK të bënë operacion pa anestezion kurse LDK të bënë operacion me anestezion, por me pasoja të njëjta”. Kështu është shprehur lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti të mërkurën në Gjilan në tubimin përmbyllës raporton rajonipress.

Kurti ka folur gjatë për zhvillimet politike, për Gjilanin për të cilin tha se e do shumë dhe për problemet e Kosovës Lindore dhe për fitoren triumfale të VV më 8 qershor.

Kurti tha se partitë në pushtet kanë keqëmenaxhuar shumë keq për këto vite dhe realisht tani më shumë se kurrë Kosovës i duhet ndryshimi i madh. “VV është edhe zgjidhja edhe zgjedhja e popullit. Qeveria në ikje ishte ilaç i gabueshëm për popullin, por me largimin e saj do të shërohet tërë vendi. Ne nuk jemi vetëm që të fitojë VV, por që të fitojë e ndryshojë e tërë Kosova”.

Kurti tha se më 8 qershor është i bindur se do të fitojë VV, madje nga Gjilani e në tërë vendin.

Uji Dea

Kurti tha se më 8 qershor Kosova përnjëmend bëhet Republikë. Ai tha se Anamorava me këtë qeverisje aktuale është lënë pasdore, por më 8 qershor me VV ky regjion do të merr frymë krejt ndryshe.

Sipas Kurtit, Thaçi po fundoset çdo ditë derisa edhe aleati i saj LDK po duket e ngjashme dhe nuk dallon aspak.”Më 8 qershor populli do t`i bëjë operacion edhe PDK edhe LDK sepse të dyja janë të dëmshme për popullin” tha Kurti.

Kurse Shpend Ahmeti tha se po më rritet zemra e po qajë me lot kur po i shoh sallat e mbushura. Shpendi tha se qytetarët më 8 qershor do ta votojnë golashënuesin më të mirë të Kosovës Albin Kurtin të cilin edhe do ta bëjmë kryeministër.

Edhe Shpend Ahmeti tha se qytetarët janë lodhur me gënjeshtrat e partive tjera politike.

Kurse Ismajl Kurteshi tha se me VV Anamorava nuk do të lihet zonë qorre kurse Lugina nuk do të keqpërdoret./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.