FIDANISHTJA

Më 8 qershor organizohen takimet e vendlindjes në Suharnë, Sevdail Haziri bënë apel për pjesëmarrje masive

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Sevdail Haziri, mërgimtari me zemër të madhe, njeri human e me vepra të mëdha, pasiqë ia kthejë buzëqeshjen Malësisë së Bujanocit duke investuar mbi 100 mijë euro në rregullimin e rrugës dhe të infrastrukturës tjetër u ka bërë apel të gjithë banorëve të Suharnës e rrethinës që të dalin më 8 qershor 2025 duke filluar nga ora 11.00, për të shënuar në mënyrë të organizuar takimet e vendlindjes. Këto takime kanë për qëllim që ta njohim njëri tjetrin dhe mos të harrojmë tokat e të parëve tanë tha Sevdail Haziri.

Sevdail Haziri pos që është mërgimtar me zemër të madhe, human e kontribuues në shumë drejtime, ai ka shprehur një vullnet të pashoq për ta përkrahur vendlindjen e tij duke investuar mijëra euro në rehabilitimin dhe ndërtimin e rrugës së Suharnës.

Duke parë që tashmë rruga është e rregulluar banorët dhe familje të shumta të Suharnës kanë vendosur që të festojnë takimet e vendlindjes më 8 qershor 2025 duke filluar nga ora 11.00.

“U bëjë apel të gjitha familjeve të Suharnës dhe rrethinës që të dalin më 8 qershor dhe të festojmë së bashku. Kemi përgatitur një program kulturo artistik dhe do të ketë edhe muzikë popullore dhe të festojmë të gjithë së bashku për të mos harruar vatrat tona, tokat e të parëve tanë, që rinia të njihte me njëri tjetrin sepse vetëm në këtë mënyrë ka efekt investimi që kemi bërë deri më tani” tha Sevdail Haziri për rajonipress.

Sevdail Haziri thotë se është i lumtur që për rrugë, shkollë dhe nevojat tjera ka ndarë mbi 100 mijë euro dhe këtë e ka bërë me gjithë zemër e shpirt.

“Ëndrra ime është vendlindja dhe jo gurbeti, vetëm në vendlindje ndihem rehat sepse aty jam rritur dhe aty i kemi tokat e arat tona. Ta gjallërojmë Suharnën e Malësinë e Bujanocit” tha Haziri.

Ndryshe emrin e Sevdail Hazirit pothuajse e njeh e tërë Malësia e Lugina, e njeh si bamirës, human, patriot dhe i përkushtuar për ta ngjallur jetën në vendlindjen e tij në Suharne.

GRANDEMALL

Sevdaili ky mërgimtar me shumë zemër të madhe, pos që ofroi mijëra euro nga djersa e familjes së tij për të ndërtuar dhe bërë funksionale një rrugë të gjatë 15 km, njihet edhe si njeri i përgjegjshëm dhe dashamir e human me vepra të shumta.

“E kam bërë me zemër dhe me shumë përkushtim çdo investim në vendlindje dhe nuk jam penduar asnjëherë. Ndihmova aq sa kisha mundësi sepse e shihja si obligim kombëtar rikthimin e familjeve në Suharnë. Tani rruga është funksionale dhe jeta është bërë e gjallë atje. Ky ishte misioni im dhe kjo ishte edhe rruga ime që zgjodha” shprehet Haziri.

Sevdail Haziri do të mbetet përherë heroi i Malësisë së Bujanocit, mërgimtari me zemër luani dhe ky është çmimi më i madh që ka fituar ai në jetën e tij.

Ndryshe rruga e Suharnës tashmë është bërë funksionale dhe është shtruar me zhavorr dhe kalimi me vetura e automjete të rënda është e kalueshme, falë investimit pothuajse vetanak të mërgimtarit të palodhur Sevdail Haziri.

Haziri thotë se ai tash e ka kryer misionin e tij. “Ëndrra ime u realizua dhe tash pres nga familjet e atjeshme që ti kthehen jetës dhe gjallërisë sepse vetëm kështu ka efekt dhe shpaguhet investimi im. A ka më mirë se ta shoh atë vend të gjallë, ta shoh vendlindjen time teksa mbushen shtëpitë e tymosin oxhaqet. E kemi amanet nga të parët tanë që ti dalim zot tokës sonë. Çdo investim që e kam bërë për vendlindje, e kam bërë me zemër e me shumë dashuri sepse askund në botë nuk ka si vendlindja jote” shprehet me shumë emocione Sevdail Haziri./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.