Fundamenti

Me 65.000 vota, Qëndresa mbetet jashtë parlamentit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ky numër i votash është kaq i madh për shkak se numri i votuesve në Kantonin e Cyrihut është më i madh se në kantonet tjera. Në proporcion me këtë, edhe konkurrentët e saj janë më të votuar se kandidatët e kantoneve tjera.

Njëra ndër kandidatet më të reja në gjithë Zvicrën për Parlamentin Nacional, Qëndresa Sadriu nga Glatbrugg-u (Zürich) ka marrë numrin dukshëm më të madh të votave në mesin e të gjithë kandidatëve me prejardhje shqiptare. 65.198 veta kanë votuar për vajzën 21 vjeçare, assitente dentale dhe studente me prejardhje nga Gjilani. Dhe, numërimi i votave në Kantonin e Cyrihut nuk ka përfunduar ende, kështu që Qëndresa, e cila garon për Partinë Socialdemokrate (SP) mund ta tejkalojë këtë numër.

Mobi Casa

Mirëpo, këtu nevojitet një sqarim: ky numër i votash është kaq i madh për shkak se numri i votuesve në Kantonin e Cyrihut është më i madh se në kantonet tjera. Prandaj në proporcion me këtë numër banorësh, edhe konkurrentët e saj janë më të votuar se kandidatët e kantoneve tjera. Po ashtu edhe konteksti partiak është ai që e ka mundësuar një numër të tillë të madh votash. Për këto arsye kjo kuotë Qëndresës nuk i mjafton qëtë zgjidhet në parlamentin e Zvicrës, në të cilin nga kantoni i Cyrihut zgjidhen 9 deputetë të SP-së. Kandidatja e re shqiptare është në pjesën e poshtme të listës.

E kontaktuar nga albinfo.ch, Qëndresa Sadriu shprehet e kënaqur me numrin e madh të votave edhe pse jo edhe me plasimin e saj. “Fakti se në listën zgjedhore kam qenë në numrin 31 ka ndikuar të votohem më pak”, thotë ajo. Megjithatë, në momentin kur biseduam, Qëndresa priste shtim të numrit të votave dhe ndoshta edhe plasim më të mirë./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.