HW

Me 350 inspektorë nuk mbikëqyren 60 mijë biznese

/ 3 minuta lexim
HW

ATK-ja kërkon rritjen e numrit të inspektorëve.MF-ja arsyetohet se nuk ka buxhet

Analistë ekonomie dhe deputetë të opozitës thonë se për të gjitha qeveritë e pasluftës në Kosovë, përfshirë këtu edhe Qeverinë aktuale të Isa Mustafës, nuk është prioritet luftimi i evazionit fiskal dhe kontrabandës, por zhvatjes së shtetit

Tash e një kohë të gjatë të gjithë drejtuesit e mëhershëm të ATK-së i kanë kërkuar, zyrtarisht dhe me shkrim, të gjithë ministrave të Ministrisë së Financave të Kosovës rritjen e numrit të inspektorëve tatimorë. Por, kanë qenë zyrtarët e MF-së ata që gjithmonë e kanë refuzuar ta bëjnë një gjë të tillë dhe ata janë arsyetuar për mungesë të buxhetit. Në përgjigjen e zëdhënëses së ATK-së, Valentina Bytyqi-Sefa, është thënë se disa herë zyrtarisht kanë kërkuar nga MF-ja rritjen e numrit të inspektorëve tatimorë, por kërkesa është refuzuar nga MF-ja në kontinuitet me arsyetimin se nuk ka mjete për rritjen e numrin e tyre.

Ekspertët e ekonomisë dhe deputetët opozitarë janë të një mendimi se me vetëm gjithsej 350 inspektorë tatimorë ATK-ja nuk mundet që të kontrollojë mbi 60 mijë bizneset që afarojnë në Kosovë. Deputeti Bali Muharremaj (AAK) thotë se e gjithë kjo punë e MF-së dhe ATK-së, por edhe e Qeverisë së ‘Isa Mustafës’ është e qëllimtë dhe bëhet për të përfituar materialisht nga evazioni i madh fiskal që vlerësohet të jetë afro 2 miliardë euro në vit që po e bëjnë pushtetarët.

Mobi Casa

Qeveria mashtruese

Sipas deputetit Muharremaj nuk qëndrojnë arsyetimet e MF-së se për rritjen e numrit të inspektorëve tatimorë, ka mungesë buxheti .”Kjo është një gënjeshtër e kulluar që po e dëgjojmë tash e një dekadë edhe nga qeveritë paraardhëse të Hashim Thaçit, por edhe nga qeveritarët e tashëm aktualë”. Deputeti Muharremaj pajtohet me vlerësimin se ATK-ja me vetëm 350 inspektorë tatimorë në dispozicion dhe Doganat e Kosovës nuk mund ta luftojnë evazionin fiskal dhe veprimtarinë e mbi 60 mijë bizneseve në terren.

“Heshtja e kësaj Qeverie lë vend për dyshime se kjo po bëhet qëllimisht nga pushtetarët aktualë, sepse po duket se edhe ata përfitojnë pjesën e tyre të “tallit”(hises) nga ky biznes i pistë sikurse edhe pushtetarët e mëhershëm”, theksoi ai. Ndërsa drejtuesit e Odës Ekonomike Amerikane edhe njëherë e kanë përsëritur kërkesën e tyre lidhur me numrin e vogël të inspektorëve tatimorë në Kosovë. Lidhur me çështjen, eksperti i ekonomisë,Visar Hapçiu, menaxher i politikave dhe marrëdhënieve me Qeverinë, tha se Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë edhe më herët ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me kapacitetet e limituara në aspekt të inspektorëve të Administratës Tatimore të Kosovës, duke theksuar se një numër i tillë pamundëson luftimin e ekonomisë joformale në mënyrë efikase. “Tani me hyrjen e MSA-së në fuqi, besojmë se rritja e kapaciteteve për mbledhjen e të hyrave në brendi të vendit është edhe më e domosdoshme”./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.