Fundamenti

Më 3 tetor promovohet libri i Aliriza Selmanit “Gjilani – qendër e Anamoravës”

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Promovimi i kësaj monografie do të bëhet më 3 tetor (e shtunë – ora 11-të 2015), në Sallën e Teatrit të qytetit, Gjilanit.

Aliriza Selmani është njëri nga studiuesit e zellshëm të fushës së historisë. Ai ka bërë shumë si studiues në ndriçimin e të kaluarës së Anamoravës së Gjilanit. Me këtë rast, ai para disa dite, botoi librin monografik voluminoz me titull: “Gjilani – qendër e Anamoravës nga themelimi deri në gjysmën e parë të shekullit të XX”.

Kjo monografi është e një lloji të veçantë, për faktin se, është autori i pari që ka bërë (shkruar) këtë “projekt” me interes të përgjithshëm për qytetarët e Anamoravës e më gjerë. Promovimi i kësaj monografie do të bëhet më 3 tetor (e shtunë – ora 11-të 2015), në Sallën e Teatrit të qytetit, Gjilanit.

Uji Dea

Të shtojmë edhe këtë se, kjo monografi është mjaft voluminoze, e cila ka afro 400 faqe tekst. Është e punuar me lidhje të fortë dhe ka mbi 130 foto të ndryshme nga një kohë e hershme e gjer më sot. Siç dihet, monografia në fjalë ngërthen në vete shtatë kaptina, nga themelimi i qytetit – Gjilanit gjer tek formimi shkollave në shek. XVII e më vonë.

Andaj, adhuruesit e librit dhe intelektualët tanë do të ishte mirë që jenë pjesë e këtij përurimi të kësaj monografie për Gjilanin, e cila është e para e këtij lloji gjer më tani. Në përurimin e monografisë së Aliriza Selmani, referojnë tre njohës të historisë së Gjilanit, si janë: Behlul Brestovci, Daut Bislimi dhe Adem Murati, historian. /tefik selimi/rajonipress/