Hidromorava

Më 27 nëntor, Lutfi Haziri i bënë bashkë shqiptarët nga të gjitha trojet

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Në kuadër të 105 – vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, më 27 nëntor, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i bënë bashkë udhëheqësit e nivelit më të lartë politikë shqiptar nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Kosova Lindore.

Në ora 9:00, bëhet zbulimi i busteve të personaliteteve të shquara, Reshat Ymeri, Xhavit Ahmeti, Muharrem Ibrahimi, Esat Berisha dhe Halim Orana.

Në ora 10:00, në teatrin e qytetit, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, bënë dekorimin e personaliteteve të cilët u sakrifikuan për lirinë e shqiptarëve.

Fundamenti

Ndërsa, ceremonia kulmon me zbulimin e shtatores së kolosit të kombit, Idriz Seferi, në sheshin qendror të Gjilanit, në ora 11:00, me një program të pasur kulturor-artistik.

Kryetari Haziri ka vlerësuar se 105-vjetori i shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë identifikohet me Vlorën dhe Gjilanin.

“Apeli im publik është që të vijnë edhe bashkatdhetarët kudo që jetojnë në Europë apo Amerikë, në mënyrë që ta ndajmë së bashku këtë festë të madhe”, ka thënë Haziri./rajonipress/