Fundamenti

Më 17 mars, Limaj në gjyq

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Është caktuar seanca e parë gjyqësore në shqyrtimin e rastit ndaj Fatmir Limajt dhe të tjerëve. Fjala është për rastin që njihet si MTPT2. Deputeti Limaj dhe tre të tjerë akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyratre dhe përfitim material prej 890 mijë eurosh.

Kjo ka të bëjë për kohën sa Limaj ka qenë ministër në Ministrinë e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit. Misioni i EULEX-it në Prishtinë konfirmon për Tribunën se gjyqtari ka vendosur që seanca e parë fillestare në lidhje me këtë rast të mbahet më 17 mars 2014.

“Kjo seancë ndaj të akuzuarve do të mbahet në Gjykatën Themelore në Prishtinë, përkatësisht në Kino ABC 1 me fillim nga ora 09 e 30 minuta”, tha Blerim Krasniqi, zëdhënës i EULEX-it.

Mobi Casa

Ndërkohë, Tomë Gashi, avokat i të akuzuarit Fatmir Limaj, tha të enjten se nuk ka marrë asnjë njoftim për caktimin e seancës fillestare në lidhje me këtë rast.

Limaj akuzohet nga prokurori i EULEX-it se më 2008 themeloi një grup kriminal me pjesëmarrje edhe të vëllezërve Demir e Florim Limaj…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.