RCCOLA

Më 10 janar, FIFA i thotë “PO” kombëtares A të Kosovës

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Beograd – Federata botërore e futbollit më 10 janar do t’i japë leje kombëtares së Kosovës në futboll për të luajtur ndeshje miqësore me simbole të FIFA-s. Mysafir i parë në Prishtinë, siç është paralajmëruar, do të jetë kombëtarja e Kroacisë.

Të gjitha vendimet për këtë çështje do t’i prezantohen publikut pas mbledhjes së 10 janarit në Zürich, në të cilën do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e dy federatave (asaj të Kosovës dhe të Serbisë dhe ku do të shqyrtohet edhe kërkesa për dhënien e dritës jeshile për pjesën veriore të Qipros (turke).

“Deshëm apo s’deshëm ne të pranojmë, gjërat po shkojnë në atë drejtim”, tha për gazetën Blic të Beogradit Dushan Maraviq, anëtar shumëvjeçar i komisionit të FIFA-s dhe UEFA-s.

Fundamenti

Sipas kësaj gazete, shqiptarët po bëjnë presion gjithnjë e më të madh mbi FIFA-n dhe UEFA-n, kështu që të hënën, në ndeshjen ndërmjet Chelseat dhe Arsenalit u shpalos transparenti me kërkesën: “Pranoni Kosovën në FIFA dhe UEFA”.

“Pasi ta marrin lejen, kosovarët do të luajnë me flamurin e FIFA-s, pa simbole të veta. Por, kështu shkon kjo gjë, me rrugë politike. Do të vijë koha kur Kosova do të pranohet në Kombet e Bashkuara dhe atëherë do të mund të luajë pa kurrfarë kushtëzimesh.

Sipas Maraviqit, në UEFA nuk mund të pranohet si anëtar i barabartë nëse ai shtet nuk është anëtar i OKB-së. Por, si duket tashti pashmangshëm është duke u shkuar në atë drejtim. Pavarësisht se çka thonë politikanët serb, ata (kosovarët) do të luajnë futboll”, përfundoi Maraviq.