GRANDEMALL

Më 1 janar hyn në fuqi norma e re e akcizës në duhan

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Prej një janarit të vitit të ardhshëm hyn në fuqi norma e re e akcizës në duhan. Pas rritjes nga 27 në 30 euro për një kilogram në tetor të këtij viti, prej 1 janarit norma e akcizës së duhanit rritet edhe për dy euro, pra për një kilogram arrin në 32 euro akcizë. Sipas Ministri i Financave, Besim Beqaj, ky do të jetë ndryshimi i vetëm i normave tatimore.

“Nuk kemi paraparë ndonjë ndryshim të normave në vitin 2014, akciza është ndryshuar duke u përgjigjur në zhvillimet rajonale. Ne nuk kemi dashur të mbesim më të ulëtit në nivel rajonal sepse kjo mund të ngjallte çfarëdo lloj trafiqesh të cilat mund të jenë një njërën apo anën tjetër, theksoi Beqaj.

Rritja e normës tatimore prej 5 eurosh brenda tre muajve, nuk pritet të ndikojë në rënien e importit, thotë kryetari i shoqatës së importuesve të duhanit, Ramadan Kelmendi.

“Nuk ma merr mendja që do të ketë ndonjë rënie të importit të cigares. Mund të ketë pak ndikim tek cigaret ilegale pasi kjo varet se sa do të jetë akciza në shtetet përreth nesh, por kështu nuk do të ketë ndonjë ndikim të rënies së importeve”, tha Klemendi për Radio Kosovën.

Mobi Casa

Rritja e akcizës pritet të reflektohet në ngritjen e çmimit të cigareve, thekson Kelmendi, duke sqaruar se brenda vitit në Kosovë importohen rreth 3 mijë e 200 tonë cigare.

Ministri i Financave, Besim Beqaj, thotë se Qeveria parashikon të rrisë të hyrat, ndonëse nuk do të ketë ndryshim të normave tatimore.

“Fokusi ynë është që të rrisim të hyrat duke rritur efikasitetin, duke zgjeruar bazën tatimore, duke luftuar ekonominë joformale, dhe duke vazhduar me fiskalizim, që janë procese që janë duke u diskutuar në ministrinë e financave”, tha ai.

Qeveria e Kosovës kishte marrë vendim për ndryshimin e normës së akcizës në duhan më 19 shtator, pas kërkesës së Ministrisë së Financave. /rtk/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.