UBT

MD-Ministria e Dështimit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Dikasteri i Drejtësisë bllokoi reformat e sistemit. Gjykatat dhe Prokuroritë, të dirigjuara nga politika

‘Ministria e Drejtësisë, në krye me ministrin Hajredin Kuçi, është përgjegjëse kryesore për mosfunksionimin e sistemit të drejtësisë”, thekson deputetja Albulena Haxhiu

Ministria e Drejtësisë luan një rol tejet të rëndë- sishëm në ndërtimin e një shteti efikas, ku respektohen ligji dhe rendi. Puna e kësaj ministrie reflekton dukshëm jetën në vend dhe nuk ndikon vetëm në një lëmi të vetme, por ndikimi i saj mbetet më i gjerë se kaq.

Uji Dea

Zhvillimi dhe zbatimi i politikave për të siguruar qasje të drejtë dhe efektive në sistemin e drejtësisë, për të gjithë pjesëtarët e komuniteteve në pajtim me ligjin në fuqi, zhvillimi i politikës brenda fushës së saj të përgjegjësisë, si dhe mundësimi i përgatitjeve dhe zbatimit të legjislacionit në fushën e drejtësisë, janë vetëm disa nga pikat që janë pjesë e misionit të kësaj ministrie.

Dështimi i luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar bëri që qytetarët e Kosovës të vazhdojnë të mbesin të izoluar edhe këtë vit, pasi Raporti i fundit i Komisionit Evropian konstatoi që janë 8 pika, të cilat nuk janë të plotësuara tërësisht në mënyrë që të jepet drita e gjelbër për lëvizje të lirë në Zonën Schengen edhe për qytetarët e Kosovës. Prokuroria dhe gjykatat nuk arritën që as këtë vit të ofrojnë një ambient të besueshëm për qytetarët. Drejtësia selektive dhe mosdënimi i zyrtarëve të lartë për afera korruptive e bëjnë sistemin e drejtësisë joefektiv./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.