McCain rithekson qëndrimin e SHBA’së: Ushtria të krijohet vetëm më ndryshime Kushtetuese

Senatori McCain në seancën solemne të Kuvendit, ku po u drejtohet deputetëve të Kosovës ka përsëritur qëndrimin e SHBA’së ndaj krijimit të ushtrisë së Kosovës. Ai ka theksuar se transformimi i FSK’së në ushtri duhet të bëhet me ndryshime kushtetuese. Senatori amerikan McCain ka ritheksuar qëndrimin e SHBA’së ndaj krijimit të FSK’së në Ushtri. Ai ka thënë se ushtria e Kosovës duhet të formohet me ndryshime kushtetuese, pasi vetëm kështu do të ishte vendim sovran për vendin, raporton Gazeta Express.
“Transferimi i FSK’së në ushtri të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese, ky është vendim sovran të cilin mund ta merr vetëm populli i Kosovës”, ka theksuar McCain.
Ai ka thënë se ky proces duhet të jetë gradual dhe gjithëpërfshirës, duhet të përfshijë edhe serbët e Kosovës.
“Besoj se ky transformim do të avancojë përparimin e Kosovës dhe qasjen në ndihma ushtarake”, ka thënë ai. /GazetaExpress/
McCain: Miratimi i Demarkacionit, hap i rëndësishëm për të ardhmen e Kosovës
Senatori amerikan, John McCain, në fjalimin e tij gjatë seancës solemne në Kuvendin e Kosovës iu drejtua ligjvënësve lidhur me çështjen e demarkacionit me Malin e Zi. Ai ka thënë se miratimi i Marrëveshjes për shënjimin e territorit me Malin e Zi paraqet një hap të rëndësishëm për të ardhmen e Kosovës.
“Nëse më lejoni si një mik i vjetër, dëshiroj të t’jua bëj të ditura shpresat e mia drejt të ardhmes së Kosovës. Nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit në vitin 2015 ishte hapi i parë, tani është koha që ta vazhdoni masën e përparimit. Miratimi i marrëveshjes për shënjimin e kufirit me Malin e Zi do të paraqiste një hap të rëndësishëm për të ardhmen e Kosovës”, ka thënë ai.
McCain ka thënë se Kosova ka bërë progres në këto 9 vite, duke përmendur luftimin e terrorizimit.
Ai ka përmendur lojën Shqipëri-Izrael, ku u parandalua një sulm nga Policia e Kosovës.
“Anëtarët e kongresit të dy partive për të mbështetur Kosovën. Me të vërtet mbështetja jonë ka qenë a partiake. Kosova ka shënuar progres për këto 9 vite ku ka themeluar Kushtetutën Qeverinë si dhe rruga drejt anëtarësimit në BE, e integrimi i serbeve përmes dialogut. Veçanërisht dua ta falënderoj Kosovën për përkushtimin në luftën kundër terrorizmit”, ka thënë senatori.
Ai ka përmendur edhe rastin e ndeshjes Shqipëri- Izrael ku polica e Kosovës ka parandaluar një sulm terrorist./GazetaExpress/
Senatori McCain: Ushtria të bëhet vetëm me ndryshimet kushtetuese
Senatori amerikan, John McCain, e thekson edhe një here se Ushtria e Kosovës, duhet të bëhet me ndryshimet kushtetuese.
“Siguria e Kosovës është e rrënjosur tek Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO dhe tek partnerët e tjerë ndërkombëtar”.
“Për këtë arsye është e rëndësishme që transformim i FSK-se të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese”.
“Ky proces siç ka thënë Presidenti Hashim Thaçi, duhet të jetë gradual dhe me angazhimin e të gjitha komuniteteve, përfshirë edhe serbët”.
Këto komente McMcain i ka bërë para deputetëve të Kosovës në seancën solemne kushtuar vizitës së tij në Kosovë.