McAllister: Nuk presim që Serbia ta njeh Kosovën

Raportuesi i Parlamentit të Evropës për Serbinë, Davd McAllister, ka thënë se nuk pret që Serbia të njeh zyrtarisht Kosovën si shtet, njofton Klan Kosova.
Politikani nga Gjermania megjithatë ka shtuar se ata presin që Serbia në rrugën e saj drejt BE-së do t’i normalizojë raportet me Kosovën.
Sipas, tij, të dyja vendet që po bisedojnë tash e sa vite në Bruksel, kanë rrugën dhe detyrat që duhet t’i bëjnë drejt të bërit pjesë e Bashkimit Evropian.
Raportuesi nuk ka harruar të përmend edhe faktin se vetë shtetet anëtarë të EU-së janë të ndara drejt pavarësisë së Kosovës, pasi që pesë prej tyre ende nuk e kanë pranuar ende shtetin kosovar.