Fundamenti

Mbyllja e listave, drejt dështimit

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

Një propozim që është lansuar për mbylljen e listave zgjedhore, në procesin e ri të hapur për rifillim të reformës zgjedhore nga ana e presidentit të vendit Hashim Thaçi, tanimë duket se është një plan i dështuar, edhe pse ishte përgatitur nga dy partitë më të mëdha politike, PDK-ja dhe LDK-ja.

SUNDIMTARËT E PARTIVE DUAN TË KONTROLLOJNË GJITHÇKA

“Është fat i mirë që shumë nga ato propozime deformuese nuk do të gjejnë vend dhe do të kundërshtohen edhe nga shoqëria civile. Propozimi për mbylljen e listave është një hap tjetër drejt degradimit të demokracisë në Kosovë. Mendoj se presidenti i tanishëm, Hashim Thaçi, nuk do të ishte zgjedhur president sikur të ishte situata normale, prandaj i konvenojnë këso marifetesh”, theksoi analisti Jeton Kelmendi

Nëse ka zgjedhje së shpejti, listat mbesin të hapura

Një propozim që është lansuar për mbylljen e listave zgjedhore, në procesin e ri të hapur për rifillim të reformës zgjedhore nga ana e presidentit të vendit Hashim Thaçi, tanimë duket se është një plan i dështuar, edhe pse ishte përgatitur nga dy partitë më të mëdha politike, PDK-ja dhe LDK-ja.

Reagimi i shoqërisë civile dhe ekspertëve ka bërë që kjo ide të dalë jashtë projektit, ndonëse Draftpropozimi i Ligjit të ri zgjedhor si pako e tërë akoma nuk ka shkuar në Kuvend.

ARKATANA

Shpend Emini, drejtor ekzekutiv në Institutin D4DDemokraci për Zhvillim, që vazhdon të jetë i kyçur në procesin e filluar të reformës zgjedhore, thotë se është tepër me interes që procesi i filluar të mos ndërpritet si në mandatin e kaluar, por të ketë një gjithëpërfshirje në angazhim. “Partitë politike duhet t’i lënë anash interesat e tyre partiake dhe t’i tejkalojnë dallimet e tyre, në mënyrë që të kemi një reformë gjithëpërfshirëse, sidomos tani kur flitet për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme. Konsensusi politik është parakusht i përmbylljes me sukses të procesit të reformës zgjedhore, dhe si e tillë të ketë një pranim të gjithanshëm. Shoqëria civile në procesin e kaluar të reformës zgjedhore ka avokuar për të mbajtur listat e hapura, e të njëjtën gjë e ka kërkuar edhe në takimet e fundit, të iniciuara nga presidenti”, tha Emini për “Kosova Sot”.

Image
Marifetet e presidentit

Analisti politik, Jeton Kelmendi mendon se me këtë nisme jo shumë serioze, presidenti Thaçi ishte i interesuar për sa më shumë parregullsi, sepse vetëm kështu mbijeton politikisht. “Por, është fat i mirë që shumë nga ato propozime deformuese nuk do të gjejnë vend dhe do të kundërshtohen edhe nga shoqëria civile. Propozimi për mbylljen e listave është një hap tjetër drejt degradimit të demokracisë në Kosovë. Mendoj se presidenti i tanishëm, Hashim Thaçi, nuk do të ishte zgjedhur president sikur të ishte situata normale, prandaj i konvenojnë këso marifetesh”, theksoi ai.

Kelmendi mendon që duhet të rritet përbërja e Kuvendit edhe për 5 deputetë dhe të bëhen 125 deputetë, ku katër duhet t’i takojnë diasporës dhe një t’i takojë minoritetit malazez. “Ky i fundit mund t’i merret një ulëse minoritetit serb, që këta të përfaqësohen vetëm me 9 vende”, tha Jeton Kelmendi. Edhe analisti Albrim Badallaj konsideron se me nismën për reformën zgjedhore nuk duhet improvizuar, nuk duhet mbyllur listat, por duhet zhvilluar një reformë e thellë zgjedhore, që vendi të ndahet në më shumë zona zgjedhore, e jo asaj që po i japin prioritet disa parti politike, siç janë mbyllja e listave zgjedhore. “Mbyllja e listave zgjedhore do të prodhojë në njëfarë mënyre zgjedhje jodemokratike, meqë vota e qytetarit nuk do të ketë vlerë për zgjedhjen e përfaqësuesve të tyre në Kuvend, pasi këtë do ta bëjnë strukturat partiake. Edhe sistemi aktual nuk është i përsosur, pasi zakonisht deputetët, që po arrijnë të marrin votat e nevojshme, shumica, janë biznesmenë, njerëz të pasur ose të afërt me lidershipin e partisë dhe vetëm një pakicë e vogël janë që hyjnë në Kuvend për shkak të meritave dhe popullaritetit”,tha Badallaj për “Kosova Sot”.

Ai ka shtuar se për këtë arsye duhet medoemos që vendi të ndahet në shumë zona zgjedhore, duke pasur parasysh se në Kuvendin e Kosovës kemi 2-3 regjione që e përbëjnë shumicën në Kuvend, gjersa shumë zona janë pa përfaqësim. Sipas Badallajt, dekriminalizimi i listës zgjedhore po ashtu duhet të jetë një lloj prioritet i reformës./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.