Mbyllja e fitneseve nxitë reagime të shumta në Gjilan

Gjilan – Flamur Grabovci trajner profesionist i fitnesit në Gjilan i ka shkruar Lutfi Hazirit e Arbër Ismajlit duke kërkuar prej tyre reagimin urgjent. Me këtë gjendje që u krijua shumë punëtor nuk do të kthehen në vendin e punës se besoj që shumë e biznesi nuk do të hapet më. Faleminderit që na vështirësuat për t`i ushqyer familjet me bukë dhe na gjunjëzuat ka shkruar Grabovci.
Postimi i Flamur Grabovcit
z Kryetar Lutfi Haziri nënkryetar Arbër R. Ismajli sa na mbyllen fitnesin edhe pse kemi hapësirë për distancë edhe pse të gjithë kem në ushtrime me maska prapë na mbyllet lokalin. Jemi mbi 15 punëtor që mbajmë familje janë shumë klienta që e kanë paguar dhe kërkojnë paret mbrapa ose kompensim rrymën, ujin, tatimin dhe jemi në pagesë të rregullt.
Me këtë gjendje që u krijua shumë punëtor nuk do të kthehen në vendin e punës së besoj që shumë e biznesi nuk do të hapet më. Faleminderit që na vështirësuat për t`i ushqyer familjet me bukë dhe na gjunjëzuat ka shkruar Grabovci.
Edhe “Fitnes Arena” ka reaguar rreth mbylljes së fitneseve. “Gjithçkaje po i vije durimi, mos na detyroni të bëjmë hapa negativ dhe mos na shtrëngoni për vdekje” tha punëtori i këtij fitnesi./rajonipress/