ARKATANA

Mbylli punimet Akademia Verore Ndërkombëtare e UBT-së

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Akademia Ndërkombëtare Verore, e organizuar nga UBT-ja për të pestin vit me radhë, të premten, më 15 korrik, përmbylli me sukses aktivitetin e saj dyjavor.
Gjatë dy javëve, në kuadër të kësaj akademie u trajtuan tema në rrafshin akademik e profesional nga profesorë vendës e ndërkombëtarë, ekspertë nga fusha e biznesit e të politikës, si dhe u prezantuan punime e hulumtime shkencore të studentëve të UBT-së.

Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, në prononcimin e tij, në një nga numrat e Informatorit, theksoi, se, ANV është organizuar me qëllim të ofrimit të programeve shtesë për studentët, për të krijuar lidhje më të mirë të tyre, stafit dhe kolegëve-partnerë tanë rajonal e ndërkombëtarë. “Profesorët ndërkombëtarë kanë fituar përshtypje shumë të mirë, që krijon një energji pozitive për bashkëpunim të mëtejshëm në fushën e edukimit, shkencës dhe zhvillimit” theksoi Hajrizi.

Koordinatori i ANV-së, Shkumbin Asllani, në prononcimin e tij për mbarëvajtjen e kësaj akademie, ndër tjerash nënvizoi, që, kjo akademi nisi dhe u përmbyll me sukses, sepse arriti të bashkonte diskutimin akademik me punën praktike të institucioneve të ndryshme vendore e ndërkombëtare.

“Pjesëmarrësit e akademisë kanë pasur mundësi t’i shikojnë nga afër problemet me të cilat po përballet industria në vendin tonë. Kjo është realizuar me qëllim, që gjeneratat e reja të gjejnë rrugë për përmirësimin e saj”, tha Asllani, teksa përmendi edhe risitë e kësaj akademie. “Si asnjë vit më parë, ka pasur laramani të programeve, të temave e të diskutimeve të zhvilluara gjatë këtyre dy javëve, sa edhe zgjati akademia.

Një risi tjetër e këtij viti ishte edhe realizimi i informatorit të ANV-së, që paraqiste një pasqyrë të ngjarjeve ditore të zhvilluara gjatë dy javëve, të cilat janë përcjellë nga studentët e Medias e Komunikimit në UBT”, shtoi ai.

United Hospital

Ndonëse gjatë kësaj akademie pati rreth 500 studentë pjesëmarrës dhe 150 ligjërues të huaj e vendës, Asllani u shpreh optimist se në vitin e ardhshëm interesimi do të jetë akoma më i madh, nga fakti që UBT-ja do të pajiset me konvikte e mensë të studentëve, të cilat do të shërbejnë për akomodimin e studentëve dhe të pjesëmarrësve në ANV.

Vlen të theksohet, që ANV, sivjet, në vete ka ngërthyer 15 disiplina shkencore, me 15 programe, edhe atë, në: Shkenca Kompjuterike, Shkenca Politike, Energji Efiçiente, Sisteme të Informacionit, Menaxhment e Ekonomi, Drejtësi, Media e Komunikim, Menaxhim i Mekatronikës, Arkitekturë, Ndërtimtari, Edukim, Zhvillim i Qëndrueshëm Ekonomik, Shkenca të jetës, Planifikimi i turizmit të qëndrueshëm dhe Roli i edukimit të lartë dhe hulumtimi i zhvillimit socio-ekonomik.

ANV është financuar nga UBT, dhe, krahas ligjëratave, në kuadër të saj janë përfshirë edhe udhëtime të ndryshme në terren, me ç‘rast u vizituan qytete e objekte të rëndësishme, si dhe disa nga kompanitë dhe institucionet më të suksesshme në tregun e Kosovës.

Në ditën e fundit të punimeve të kësaj akademie, u shpërndanë certifikata për pjesëmarrësit e saj./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.