Fundamenti

Mbyllet shkolla në fshatin Kokaj

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Në mungesë të nxënësve pas 66 viteve të punës mbyllet shkolla katërvjeçaren Kokaj.Numri i nxënësve pakësohet sidomos në zonat malore. Shkollat po mbyllen në mungesë nxënësish. Nataliteti i ulët dhe shpërngulja e familjeve të mbetura ka shkaktuar mbetjen e shkollave me numër të vogël nxënësish e në disa fshatra edhe pa ta. Sikurse edhe në shumë fshatra edhe në Kokaj bie numri i fëmijëve në familje e cila shkakton edhe mbylljen e shkollës.

Që nga themelimi i këtij fshati lulëzonte jeta në te. Gjallërinë në fshat e ngritnin fëmijët në numër të konsiderueshëm. Dëshira për tu shkolluar ishte e madhe.

Këtë e dëshmon numri i madh i të rinjve të cilët ndiqnin mësimet , së pari në xhamitë e ndryshe dhe mejtepe, e ma vonë edhe nëpër shkolla të fshatrave fqinje, në shkolla të mesme dhe fakultete. Nuk është numri i vogël i të rinjve të cilët ishin nxënës të kësaj shkolle të cilët sot kanë arritur tituj të ndryshëm akademik. Shumë mësues, profesor, mjek , kanë dal nga këto banka të kësaj shkolle.

Banorët gjegjësisht të rinjtë e fshatit Kokaj përveç disa që ishin shkolluar në mejtepet e Preshevës e më vonë në Llocë, pastaj në xhaminë e përbashkët të ndërtuar në vitin 1930 pran lumit Sllubica,të tjerët nuk patën fat të shkollohen deri pas Luftë së Dytë Botrore.

Fundamenti

Përjashtim ishte fati i djaloshit Mustafë i cili kur gjatë viteve të fundit të Luftës së Dytë iu bashkua një njësiti të Brigadave shqiptare që po kalonte nëpër Kokaj, si luftëtar 15 vjeçar në nëntor të 1944 dhe, më vonë sa qëndroi në Tiranë, kreu kualifikimin për mësues, të tjerët kanë qenë të detyruar t’i ndjekin mësimet në fshatin fqinjë Llocë deri në viti 1967 kur u hap përherë të parë shkolla katërklasëshe në Kokaj.

Në vitin 1967 plaku Nezir Haliti (Mixha Nezë) ndërtoi shkollën me vetëkontribut dhe në pronën e vet në mes të fshatit në afërsi të lagjes Gurinë. Mësues të parë ishin pikërisht të rinjtë e këtij fshati të cilit ishin shkolluar si Rrustem Rrustemi e Halil Halili.

Numri i nxënësve në të katër klasat ishte nga 45 e deri në 55 nxënës. Sot kjo shkollë në mungesë të nxënësve do t’i vihet dryni pas 66 viteve pune të suksesshme./ismet azili/rajonipress/