Mbyllet konkursi për drejtor, intervistimi askund

Gjilan – Konkursi për drejtor në spitalin e Gjilanit është mbyllur më 2 gusht 2014 kurse intervistimi i kandidatëve ende s`ka filluar. Për këtë pozitë kanë konkurruar gjashtë veta ndërsa intervistimi i kandidatëve ende s`ka filluar.
Konkursi për drejtor në spitalin rajonal të Gjilanit është mbyllur më 2 gusht 2014. Edhe pse janë kryer të gjitha procedurat e konkursit megjithatë intervistimi i kandidatëve ende s`ka filluar, raporton rajonipress.
Abdylatif Latifi u.d. i cili është edhe njëri nga kandidatët më serioz për drejtor ka konfirmuar për rajonipress se për këtë pozitë kanë konkurruar 6 kandidatë kurse intervistimi është shtyrë për pak kohë, shkaku i nacionaliteteve.
Kjo është hera e katërtë që përsëritet konkursi për pozitën e drejtorit ndërsa Abdylatif Latifi është ushtrues detyre që nga data 27 korrik 2012. ”Shpresoj që kësaj radhe ky konkurs të përmbyllet ashtu siç duhet sepse ka qenë në vazhdimësi pengesë në punën time si menaxher, sidomos në planifikimin e projekteve dhe në menaxhimin tyre. Unë kam punuar me shumë përkushtim dhe ata që e dinë si ka qenë gjendja në këtë spital para periudhës sime, besoj që e kanë të lehtë ta gjejnë përgjigjen. Ka ndryshime radikale dhe shumë pozitive për çka mirënjohës u jam tërë menaxhmentit, stafit dhe mjekëve në këtë spital” tha Latifi./rajonipress/