ARKATANA

Mbyllet “Flaka e Janarit 2024”, gjeniu i letrave shqipe, Ismail Kadare, ia ndan çmimin kryesor të manifestimit, poetes Naime Beqiraj

/ 7 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Me një ceremoninë madhështore zyrtare të organizuar në Gjilan është mbyllur manifestimi i 33-të me radhë, “Flaka e Janarit 2024”. Poezia që mban “firmën” e poetes Naime Beqiraj, e lexuar në “Ora e Madhe Letrare”, me titull “Si nanë e bi’ rreth qafe”, u zgjodh poezia më e mirë dhe fitoi çmimit kryesor të manifestimit “Flaka e Janarit 2024”, të cilin, në mënyrë simbolike, fitueses ia dorëzoi gjeniu i letrave shqipe, shkrimtari ynë, Ismail Kadare.

Në ceremoninë përmbyllëse të “Flakës së Janarit”, kryetari Hyseni, tha se ky edicion shënon 33-vite rrugëtim të qytetit të Gjilanit me manifestimin më unik në trojet shqiptare, në dedikim e nderim të të rënëve për liri përmes krijimeve artistike e kulturore në tërësi, në funksion të vazhdimësisë, në themelet e ngritura mbi gjakun e dëshmorëve, me ndershmërisë e përkushtimin, për ta bërë rrugëtimin tonë të së ardhmes të sigurt.

“Ndërsa jemi në edicionin e 33-të të “Flakës së Janarit”, këtë vit shënojmë edhe 40-vjetorin e rënies së Rexhep Malës e Nuhi Berishës, e jemi, po ashtu, edhe në 42-vjetorin e vrasjes tinëzare të Kadri Zekës e vëllezërve Jusuf e Bardhosh Gërvalla. Ky vit i shënimit të manifestimit “Flaka e Janarit”, ishte i veçantë: kemi zbuluar shtatoren e Kadri Zekës, e cila ka shtuar vlerat e qytetit tonë. Kadriu ishte model e shembull për dashurinë e sakrificën ndaj atdheut dhe për atdheun”, shtoi Hyseni.

Hyseni më tej risolli të cituar deklaratën e familjarit të Kadri Zekës, Zenun Pajaziti, në ditën e inaugurimit të shtatores, kur tha se “…nuk mund të ketë dhuratë më të mirë për Rexhën dhe Nuhiun sesa vendosja e shtatores së Kadri Zekës, përkrah tyre në 40-vjetorin e vrasjes së tyre”.

Në ceremoni përmbyllëse të edicionit të 33-të është paraparë edhe ndarja e çmimeve në të gjitha kategoritë dhe shtyllat përkatëse të manifestimit, ndërsa rrjedha e tërësishme e ceremonisë është përcjell me pika e interpretime të ndryshme artistike.

Një fjalë rasti në këtë ceremoni përmbyllëse të Manifestimit “Flaka e Janarit 2024” e mbajti edhe Leonora Morina – Bunjaku, nënkryetare e Komunës së Gjilanit.

Prezencën e z. Kadare dhe znj. Elena Kadare në këtë shënim të “Flakës së Janarit”, nënkryetarja Morina-Bunjaku e vlerësoi nder të jashtëzakonshëm për qytetin e Gjilanit dhe mbarë Kosovën, si një kujtim artistik në nderim të jetës e veprës së dëshmorëve të rënë për liri.

“Jemi shumë të lumtur e krenare që emrin Shqipëri, Kosovë e shqiptarë në përgjithësi, e keni ngritur në “Olimpin” e kulturës dhe letërsisë botërore. Jemi poaq të lumtur dhe falënderues që Zoti ju fali kështu si ne – shqiptarë! – Ishte i jashtëzakonshëm për ne emri juaj dhe vepra madhore, dhe sonte ja tek ju kemi! – ju shohim, ju prekim dhe ua dëgjojmë zërin”, tha mes tjerash, Morina – Bunjaku.

Çmimet e jurisë së shtyllës “Peneli i Flakës 2024”

Juria vlerësuese e punimeve konkurruese në edicionin e këtij vitit “Peneli i Flakës 2024”, në përbërje Burim Myftiu, Jalldëze Mustafa dhe Jetullah Sulejmani, në bashkëpunim me nikoqirin, Avni Behluli, ka vlerësuar me unanimitet, me sa vijon:

Çmimi Blerës “Peneli i Flakës” – fitoi Gani Sadiku për pikturën “Skënderbeu në mes shqiponjash”
Rezultatet e punimeve të përzgjedhura fituese “Peneli i Flakës 2024”:

Çmimi i parë: Vjosa Bujari Maliqi
Çmimi i dytë: Agron Pollovina

Garat në enigmatikë:

Juria profesionale për vlerësimin e zgjidhjes korrekte të enigmave, e përbërë nga:
Skender Tullumi, Xhelal Salihu dhe Shemsedin Kryeziu, zgjodhi tri vendet e para në disiplinën, zgjidhja e enigmave, të cilat do të shpërblehen me mirënjohje, derisa fituesit të vendit të parë iu nda plaketa tradicionale e “Flakës së Janarit 2024”.

Vendi i Parë: Haki Llullaku
Vendi i dytë: Agim Ajvazi
Vendi i tretë: Ilijaz Hasani

“Yjet e Flakës 2024”

Juria në përbërje: Sami Piraj, kompozitor, profesor i muzikës e kritik muzikor, Arta Haziri Nuhiu profesoreshë e muzikës dhe drejtoreshë e festivaleve “Mollëkuqet” e “Rising Stars” dhe Shqipe Spahiu, redaktore e programit për fëmijë në RTK, kanë ndarë tri çmime speciale dhe çmimet e vendit të parë, të dytë dhe të tretë.

Uji Dea

Sara Rexha, është fituese e çmimit të parë të Festivalit të Këngës për Fëmijë “Yjet e Flakës”. Me vendin e dytë u nderua Leart Isufi dhe me të tretin, Luiza Koci.

Ndërsa, me çmime speciale u nderuan këngëtarët: Kenza Ismajli, Luna Salihu dhe Rita Rexhepi.

Fest Flaka

Çmimi i parë – Erblin Hoxha – Kënga “Unë ty të kam dashtë”
Çmimi i dytë – Artan Leka – “Çohuni djema”
Çmimi i tretë – Urata Gashi – “Baresha”.

Përzgjedhja e më të mirëve të festivalit është bërë nga juria profesionale në përbërje: Lule Elezi, pianiste, Shpresa Gashi, soprano dhe Rreze Kryeziu – Breznica, muzikologe.

Festivali i dramës origjinale shqipe “Talia e Flakës 2024”

Çmimi për inovacionin teatror më të mirë: Bekim Korça, skenograf i shfaqjes “Shtëpia e Zotit”;
Çmimi për aktoren më të mirë: Daniela Markaj – aktore në shfaqjen “Abri”;
Çmimi për aktorin më të mirë: Armond Morina – aktor në shfaqjen “Club Albania”;
Çmimi për tekstin më të mirë: Shpetim Selmani – dramaturg në shfaqjen “Club Albania”;
Çmimi për regjinë më të mirë: Ilir Bokshi – regjisor i shfaqjes “Shtëpia e Zotit”;
Çmimi për shfaqjen më të mirë: “Shtëpia e Zotit”, bashkëprodhim teatror nga Teatri Kombëtar i Shqipërisë, i Kosovës dhe ai shqiptar nga Maqedonia e Veriut.

Pena e Flakës:

Juria vlerësuese e Orës së Madhe Letrare, në përbërje: Sarë Gjergji, Albina Idrizi dhe Arsim Halili. përzgjodhën poezinë fituese të Orës, që doli të jetë poezia “Si nanë e bi’ rreth qafe” e poetes Naime Beqiraj.

Përndryshe, pjesë e aktivitetit të sotëm ishte edhe bërja publike e rezultateve të konkursit anonim letrat të “Flakës së Janarit 2024”. Emin Azemi nga juria e konkursit, vlerësoi se janë vënë në spikamë vlerat dhe prurjet e mirëfillta në poezi e prozë.

Pra, juria profesionale e konkursit anonim letrar, në përbërje, Emin Azemi, Zyrafete Shala dhe Nexhat Rexha ka bërë këtë vlerësim:

Në poezi:

Shpërblimi i parë i jepet poezisë: Etyd për violonçel, shifra Arbereshja
Shpërblimi i dytë poezisë: Në emër të atit, shifra Tenebris Hospes
Shpërblimi i tretë poezisë: Ti nuk e di, prandaj flet, shifra Ezra

Në prozë:

Shpërblimi i parë i jepet tregimit “Në autobus”, pa shifër
Shpërblimi i dytë: Maria Rosseti, Gjon – Luigji
Shpërblimi i tretë: Hija, shifra “Kënga e shiut”

Në fund të ceremonisë z. Kadare dhe znj. Elena Kadare, bënë fotografi me aderues e admirues të veprës dhe krijimtarisë së tij, prezentë në ceremoninë përmbyllëse të Manifestimit “Flaka e Janarit 2024”, me mesazhin e qartë mes rreshtash, në kujtim e nderim të dëshmorëve të të gjitha brezave, si dhe krijuesve e personaliteteve të shquara nga jeta publike, institucionale e kulturore ndër shekuj./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.