Fundamenti

Mbyllet fakulteti në Medvegjë, të rinjtë shqiptarë mbesin edhe pa shpresën e fundit për shkollim

/ 3 minuta lexim
HW

Në kohën kur Medvegja po ballafaqohet me masa të përkohshme, Ministria e Arsimit në Beograd ka nxjerr një vendim që në Universitetin e Nishit, paralelet e Fakultetit Ekonomik dhe Juridik në Medvegjë të mos shpallin konkurs për pranimin e studentëve të rinjë. Kjo do të thot defakto mbyllja e këtyre dy fakultetve në Medvegjë.

Gjithsesi ky vendim ka shqetësuar pa masë edhe maturantët e popullatën shqiptare. Ata kan reaguar në forma të ndryshme kundër këti vendimi të Ministrisë së Arsimit në Beograd, por deri më sot e gjithë kjo ka mbetur vetëm në letër.

Kjo gjendje e ka shqetësuar edhe Besnik Salihun, profesor në shkollën e mesme teknike “Nikolla Teslla” në Medvegjë, ai në një artikull ndër të tjera shkruan “Duke patur parasyshe situatën në Medvegjë lidhur me numrin e të rinjëve të cilët jetojne ne Komunën e Medvegjës është për keqardhje vendimi i Ministrise së Arsimit lidhur me shuarjen e fakultetit Ekonomik dhe Juridik degët e Universiteteve të Nishit të cilat sa do pak kanë mbajtur një numër të konsiderueshem të rinjëve në vendin e tyrë me një vizion i cili ka për qëllim mos largimin e popullatës nga vendi i tyre, ashtu si çdo popull që deshiron të zhvillohet, të ngrit vlerat arsimore, të krijoj kushte për vende të punës në vendlindjen e tyre, sot mirret vendim që të shuhen dy deg në një vend shumë pak të zhvilluar, ku humbin edhe ato pak shpresa të pakta që kanë mbetur për të rinjët e Medvegjes, thot Salihu.

ARKATANA

BujanociNet ka arritur të marrë informata se njëra ndër arsyejet e mbylljes së fakultetit në Medvegjë dhe ngelja e atyre pak te rinjëve shqiptarë pa shpresë për shkollim universitarë është edhe mos pagesa e licencës për 3 vite radhazi nga ana e pushtetit lokal në Medvegjë, gjë që sipas marrëveshjes e kishte obligim ta kryej një gjë të tillë.

BujanociNet ka kontaktuar të rinjtë shqiptarë të Medvegjës të cilët e kishin shpresën e vetme për shkollim universitarë, ata thonë se, që nga hapja e fakultetit askush nga pushteti lokal nuk është interesuar më per ne, as që na ka pyetur per kushtet apo diçka tjetër, tash e kemi kuptuar se fakulteti është mbyllur për shkak të mos pagesës së licencës nga ana e pushtetit lokal.

Ata thonë se pushteti në ikje ëhstë fajtorë për gjith këtë që ne po pësojmë sepse pot a kishin kryer obligimin e pagesës ne sot do ta kishim fakultetin, sepse nuk kemi kushte që të shkojmë në qytetet tjera për studime./BujanociNet/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.