Eko Higjiena

Mbyllet cikli i ligjëratave nëpër shkolla: “Thuaj jo dhunës në familje”

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Të mërkurën Polica e Kosovës, njësitet e Hetimeve Rajonale nga Gjilani, si dhe njësitet “Policia në komunitet” nga Vitia, në kuadër te strategjisë “Policimi ne bashkësi” kanë realizuar një ligjëratë me nxënësit e klasave të pesta deri te klasat e nënta të shkollës fillore “Nazim Pajaziti” në fshatin Budrikë e Epërme.

Nxënësve u është mbajte Ligjërata “Thuaj Jo Dhunës në familje”, vetive devijante dhe dukurive tjera negative që mundë të hasen në mjediset e shkollave.

Drejtoria e kësaj shkolle, mësimdhënës dhe nxënësit e kane mirëpritur prezantimin dhe bashkëbisedimin qe ka për qellim të ndikoj në ngritjen e vetëdijes në përgjithësi, që të kemi sa më pak raste të “Dhunës në familje”.

Mobi Casa

Projekti “Thuaj Jo Dhunës në familje” është implementuar edhe nëpër shkollat e komunave të banuara me komunitetin serb, që ka për qëllim çështjen e vetëdijesimit dhe njoftimit për “Dhunën në familje”.

Projekti ishte identifikuar si nevojë e arsyeshme për nxënësit e klasave te V-IX –ta duke marre parasysh moshën e tyre që të kenë njohuri për këtë dukuri, mënyrat dhe format e shfaqjes së kësaj dukurie, në mënyrë që të ndihmojnë në parandalimin e kësaj vepre penale.

Vlen të cekim se kjo ishte ligjërata e fundit në ciklin e ligjëratave që janë mbajte anë e këndë rajonit tonë në ciklin e shkollave fillore. Interesimi i nxënësve për të ndjekur këto ligjërata ka qenë i madh, kështu numri i nxënësve vetëm në shkollat e komunës së Gjilanit ka arritur në 332 gjithsej. Policia e Kosovës është e përkushtuar që të punoj për krijimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjithë ka njoftuar Ismet Hashani./rajonipress/