ARKATANA

Mbyllen tri ordinanca në Gjilan në mungesë të licencës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Gjatë këtij operacioni janë kontrolluar shtatë ordinanca, ku në mesin e tyre janë mbyllur tri (3) në mungesë të licencës nga MSH-ja, ndërsa në një shtëpi private në një dhomë të improvizuar në lagjen Arbëria në rrugën ‘Mustaf Koka’ është hasur personi i dyshuar duke ushtruar veprimtari mjekësore pa licencë të doktorit dhe pa licencë të ordinancës. I njëjti gjatë dhe pas kontrollës nuk ka mundur të dëshmojë se posedon kualifikim për ushtrimin e veprimtarisë mjekësore ka thënë Ismet Hashani.

Policia e Kosovës Njësiti i Krimeve Ekonomike dhe Antikorrupsion, nga shtabi qendror që vepron në Gjilan, në bashkëpunim me Inspektorët e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Inspektorët e ATK-së Gjilan, kemi filluar në implementimin e Planit Operativ për kontrollimin e Ordinancave Private dhe Laboratorëve në qytetin e Gjilanit, të cilët dyshohet se kryejnë veprimtari shëndetësore në kundërshtim me ligjin mbi shëndetësinë në Republikën e Kosovës.

Gjatë këtij operacioni janë kontrolluar shtatë ordinanca, ku në mesin e tyre janë mbyllur tri (3) në mungesë të licencës nga MSH-ja, ndërsa në një shtëpi private në një dhomë të improvizuar në lagjen Arbëria në rrugën ‘Mustaf Koka’ është hasur personi i dyshuar duke ushtruar veprimtari mjekësore pa licencë të doktorit dhe pa licencë të ordinancës.

ARKATANA

I njëjti gjatë dhe pas kontrollës nuk ka mundur të dëshmojë se posedon kualifikim për ushtrimin e veprimtarisë mjekësore.

Nga i njëjti janë konfiskuar disa fletore me shënime të pacientëve, si dëshmi materiale për gjyq.

I dyshuari është shoqëruar në zyret e Policisë së Kosovës në Gjilan dhe është intervistuar nga hetuesit e kësaj njësie ku ka prezentuar edhe prokurori i rastit dhe avokati mbrojtës.
Me vendim të prokurorit të shtetit ndaj tij është lëshuar vendim mbi ndalimin për 48 orë.
Rastet veç e veç procedohen në Gjykatë thuhet në njoftimin e policisë në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.