Mbushë banderat me postera (Parodi për fushatën parazgjedhore)
Mixha Bekë me shokët e vet, Kishin dalë nëpër qytet … Shikojnë rrugë, shikojnë bandera –
N’ tana anët mbushë me postera !
Haj , medet , banë mixha Bekë –
Gjithë këta njerëz që paskan vdekë !
N’ gjithë këta njerëz paskan ba name –
S’ mund do t’ mbërrijmë me shkua n’ t’ pame !
Priti e foli ai mixha Zekë –
Tanë këta njerëz nuk paskan vdekë !
Për hijeshi kanë dalë n’ syret –
Kërkojnë vota për deputet !
Nuk kanë vdekë , as s’ janë të ngratë –
Reklamohen për fushatë !
Ditë e natë poterë e bredhje –
Bajnë postera me hy n’ zgjedhje !
Mixha Bekë ish hallakatë –
Haj , medet , për këta burra t’ ngratë ,
Paskan mbet n’ mal e n’ fushatë ,
Mos prej shpije i kanë qitë gratë ?!
Paskan ba shumë dame tjera –
A thua krejt janë kanë postjera ?!
N’ sende t’ huaja tue ba zgjedhje –
Kush ma shumë po fiton n’ vjedhje ?!
Demir Krasniqi- Gjilan, më 01.06.2014.


