Eko Higjiena

Mburret komandanti, falënderon qytetarët për bashkëpunim

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Remzi Azemi komandant i stacionit policor në Gjilan flet me mburrje për vitin 2014 dhe të gjitha sfidat që ka kaluar policia e këtij rajoni. Në veçanti Azemi falënderon qytetarët për bashkëpunim dhe vetëdijësim të tyre për të ndihmuar policinë në zbardhjen e krimit dhe në luftimin e të gjitha dukurive negative në shoqëri.

Remzi Azemi është komandant i stacionit policor në Gjilan. Është i bindur se policia në këtë qytet ka punuar në mënyrë profesionale dhe ka luftuar krimin e të gjitha llojeve.

Azemi megjithatë thotë se ky efikasitet i policisë ka edhe një adresë falënderimi që u takon qytetarëve të Gjilanit. “Ne vërtet pa ndihmën e tyre nuk do i kishim këto rezultate. Qytetarët na kanë ndihmuar dhe po na ndihmojnë në zbardhjen e shumë krimeve duke përfshirë vjedhjet e të gjitha llojeve, krimet e natyrave tjera. Qytetarët janë ata që neve na ndjekin në çdo hap dhe nuk na lënë të gabojmë” shprehet Azemi.

UBT

Azemi thotë se edhe në vitin 2015 policia e këtij qyteti do të mobilizohet dhe do të jetë edhe më aktive në shkolla e institucione publike për të evituar të gjitha dukuritë negative dhe të dëmshme për rininë tonë. “Ne tashmë jemi pjesë e disa projekteve për të edukuar nxënësit në shkolla dhe për të qenë sa më afër atyre të rinjve që mund të bien pre e këtyre dukurive tepër shqetësuese”.

Azemi tha se është i lumtur që gjatë vitit 2014 në Gjilan nuk ka pasur asnjë vrasje. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.