Eko Higjiena

Mbrojtja konteston ligjshmërinë e aktgjykimit në rastin e Shefket Musliut

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Njëri nga avokatët mbrojtës të Shefket Musliut, Masar Morina tha për rajonipress se ka bërë ankesë në Gjykatën Themelore të Gjilanit për të kontestuar ligjshmërinë e aktgjykimit të Gjykatës së Apelit. Morina tha se aktgjykimi ka kontradikta sepse nuk është në harmoni me aktakuzën.

Avokatët mbrojtës nuk janë pajtuar me aktgjykimin e Gjykatës së Apelit që vepron në kuadër të EULEX-it në rastin e ish komandantit të UÇPMB-së Shefket Musliu. Mbrojtja ndryshe ka pritur shumë nga Gjykata e Apelit e cila edhe ishte shpresa e vetme që rasti i Musliut të kthehej në rigjykim ose që t`i ulej shkalla e dënimit.

Njëri nga avokatët mbrojtës në rastin Musliu, Masar Moria tha për rajonipress se pasi e kanë lexuar në tërësi aktgjykimin e Gjykatës së Apelit e cila i vërtetoj dënimin prej 10 vite e 6 muaj burgim për Shefket Musliun dhe 6 vite e 9 muaj për Besim Tahirin, kanë vërejtur se aktgjykimi ka kontradikta.”Unë kam bërë kërkesë me shkrim për të bërë vlerësimin e ligjshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës së Apelit sepse aktgjykimi kështu siç është ka kontradikta, madje çuditërisht edhe aktakuza del e paqartë” tha Morina.

Morina tha se aktgjykimi nuk është në harmoni me aktakuzën sepse në një vend thotë se Shefket Musliu është dënuar me 10 vite e 6 muaj burgim e në një vend tjetër thotë 9 vite. “Këto paqartësi dhe pasaktësi na kanë shtyrë që ne të dorëzojmë kërkesën tonë sepse ky është edhe mjeti i fundit juridik i ankesës në rastin e Shefket Musliut” tha Morina.

Edhe Morina tha se ndihet i befasuar me vendimin e Gjykatës së Apelit. “Shefket Musliu ka pasur një gjykim shumë të montuar dhe me prapavijë politike. Edhe reagimi i tij se nuk i njeh vendimet e EULEX-it është normal sepse ishte viktimë e disa gjykimeve të UNMIK-ut. Ne mendonim se EULEX-i do të krijonte rend ligjor dhe profesionalizëm në sistemin gjyqësor, por ndodhi e kundërta” tha Morina.

Edhe ish ushtarët e UÇPMB-së i kanë bërë thirrje Shefket Musliut që mos të njoh vendimet e EULEX-it.”Besojmë që EULEX-i nuk do ta përsëris ketë gabim , po ashtu besojmë që edhe Qeveria e Kosovës do t`i ndihmoj këtij procesi gjyqësor që një herë e përgjithmonë të mbyllet ky rast sepse edhe ata edhe ne si popull i dimë vlerat e Shefket Musliut. Nuk po kërkojmë mëshirë, por mbyllje të rastit sepse me këto akuza po tentohet të njolloset një figure e ndritur e popullit shqiptar” kanë thënë për rajonipress ish ushtarët eprorët, komandantët dhe gjithë familjarët e dëshmorëve.

Madje këta ish ushtarë e kanë porositur EULEX-in se nëse ndodh diçka e pa pritur atëherë ata nuk garantojnë paqe në rajon. “EULEX nëse je për paqe mos harro Shefket Musliu ishte nënshkrues i paqes” kanë thënë ish ushtarakët.

Fundamenti

Ndryshe pak ditë më herët Gjykata e Apelit (EULEX) e kryesuar nga kryerja e kolegjit Hajnalka Veronika Karpati kishte refuzuar dy ankesat e avokatëve mbrojtës si të pabazuara dhe ka vërtetuar aktgjykimin e kundërshtuar nga mbrojtja. Edhe Shefket Musliut edhe Besim Tahirit i është vërtetuar dënimi i shqiptuar nga Gjykata e Qarkut në Gjilan.

Kryetarja e Kolegjit Hajnalka Veronika Karpati në vendimin e saj ka thënë se kjo gjykatë konfirmon dënimin unik ndaj të akuzuarve Musliu e Tahiri. “Gjykata e Apelit nuk ka gjetur asnjë të metë faktike apo ligjore në vlerësimin e trupit gjykues”.

Ndryshe Shefket Musliu është dënuar me 12 vite burgim së bashku me Besim Tahirin i dënuar shtatë vite burgim dhe Feriz Qerimin me 5 vite burgim, në qershor të vitit 2004 nga kolegji penal i Gjykatës së Qarkut në Gjilan i kryesuar nga Vinod Bolello .

Grupi i Musliut është akuzuar për veprat penale të «rrëmbimit», «kidnapimit», «shtrëngimit».

Shefket Musliu nga fshati Konqul i Bujanocit i arrestuar më 7 korrik të vitit 2003, Besim Tahiri nga fshati Miresh i Gjilanit i arrestuar më 7 shtator 2003 dhe Feriz Qerimi nga fshati Llovcë e Gjilanit i arrestuar më 17 gusht 2003, gjithsejtë kanë marrë 24 vite burg.

Shefqet Musliu ka mbajtur mbi 8 vite burg kurse Feriz Qerimi në mungesë të provave ishte liruar nga Gjykata Supreme e Kosovës , ndërsa më 3 dhjetor të vitit 2009 nga persona të panjohur ishte vrarë afër hallës së sporteve në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.